Foto+video/ Drejtoresha e shkollës thirri të afërmit për të rrahur nxënësit

E mërkurë, 06 June 2018 15:39

Drejtoresha e një shkolle 9 vjeçare në Shkodër ka përfunduar në polici e denoncuar nga kolegët dhe nxënësit e saj. Bëhet fjalë për titullaren e shkollës “Osman Dhampiraj” në Shtoj të ri, Saime Hegrepi, ku mësuesit dhe nxënësit e akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike, gjatë një incidenti në ambientet e shkollës.

Për 3 orë me radhë mësuesit, nxënësit e shkollës, psikologia si dhe prindërit e njërit prej fëmijëve kanë bërë kallëzimet në polici për dhunën e drejtoreshës.

Sipas mësuesve kjo nuk është hera e parë që në shkollë ndodhin të tilla incidente, por një ditë më parë situata ka degjeneruar pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj për të ushtruar dhunë.

Për këtë problem sipas mësuesve dhe prindërve është njoftuar edhe drejtoria arsimore. Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se vetë drejtoresha në deponimin e dhënë në polici, ka mohuar një fakt të tillë, duke e quajtur komplot për ta hequr atë nga puna.

shkoder 1

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 15:41

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...