Vendimi i APP/ Abuzime dhe kaos pafund me prokurimet dhe tenderat

E mërkurë, 06 June 2018 15:56

Një vendim i Agjencisë së Prokurimit Publik, për të hequr buxhetet referencë për blerjet deri në 800 mijë lekë ka krijuar një situatë kaotike, por edhe abuzive me tenderat e vegjël.

Deri më tani për çdo blerje të vogël, APP publikonte blerën e përllogaritur të tenderit dhe mbi këtë vlerë orientuese kompanitë pjesëmarrëse garonin me njëra tjetrën kush ofronte çmimin më të ulët.

Por përmes një udhëzimi të pak ditëve më parë, APP ka urdhëruar të gjitha institucionet publike që të mos shpallin më vlerën referencë të tenderëve deri në 800 mijë lekë ose afro 650 mijë euro. Rrjedhimisht bizneset duhet të ofrojnë çmimin pa pasur asnjë informacion paraprak mbi vlerën.

Kjo masë favorizon një grusht kompanish, të cilat kanë akses tek institucionet publike dhe mund të marrin informacion në rrugë informale për vlerën e tenderave. Vetëm këto kompani mund të hyjnë me çmimet që duhet. tani të gjitha tenderat do të fitohen pikërisht nga këto kompani që kanë akses në informacion dhe lidhje me titullarët e institucioneve, ndërsa pjesa tjetër e bizneseve janë të dizavantazhuara.

Edhe pse konsiderohen si prokurime me vlerë të vogël, blerjet nën 800 mijë lekë janë një biznes me shifra marramendëse. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimeve, vitin e kaluar institucionet publike, shpenzuan 6.3 miliardë lekë ose mbi 50 milionë euro përmes blerjeve të vogla.

Për shkak të konkurrencës së madhe në këto blerje, taksapaguesit shqiptarë kursyen mbi 17 për qind të fondit limit ose rreth 8.6 milionë euro nga gara mes kompanive. Por me urdhrin e ri të APP-së kjo situatë ndryshon.   

Për shkak të kufizimit të pjesëmarrjes, bizneset që kanë informacion do të ofrojnë çmimet më të lartë të mundshme duke bërë që taksapaguesit të paguajnë më shumë për tenderët e qeverisë. Kjo masë, e cila është justifikuar si një lëvizje për të eliminuar ato kompani që hyjnë kot në tendera, në fakt ka pasoja të mëdha negative duke shpërdoruar fondet publike. Syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...