Guvernatori thotë se rënia e euros nisi në 2015, vit kur Shqipërinë e mbuloi kanabisi

E mërkurë, 06 June 2018 17:13

Euro nuk ka të ndalur në rënien që ka nisur në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.9 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.71 lekë në krahasim me dy ditë më parë. Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009.

Sot, në një dalje publike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko tha se situata kjo situatë ka dalë nga parametrat e parshikuara. Por ai nuk përmend pse erdhëm në këtë situatë. “Tregu ka pasur një rritje të sasisë së euros, që ka qenë konstante që nga viti 2015” tha Sejko gjatë konferencës për shtyp. Por po të analizojmë vitin që nisi tronditjen e  monedhës euro e deri më sot, përkon me periudhën kur kultivimi i kanabisit mori hovin.

Policia asokohe  e drejtuar drejtpërdrejt nga ministri Saimir Tahiri goditi kultivimin e kanabisit në Lazarat, kujtojmë verën e vitit 2014. Kjo u shit si një goditje që qeveria Rama 1 i jepte kultivimit të hashashit, po vera e vitit 2014 do të shënonte edhe mbjelljen e kësaj lendë narkotike që përfitimet monetare do ti merrte përgjatë vitit 2015, kohë kur edhe euro nisi të zhvlerësohej në tregun shqiptar. Tani nuk kishte më Lazarat, por e gjithë Shqipëria ishte nmjë Lazarat i madh me parcela. 

Te dhenat dëshmojne se vetëm 3 muajt e pare të këtij viti në Shqipëri hynë 1.7 miliarde euro, të pa justifikuara. Justifikimi i vetëm është kanabisi. Arsyet e rënies së euros shpjegohen edhe ga ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre ndikimi i ekonomisë informale, që prej gati dy vjetësh ka rritur në mënyrë graduale fluksin e valutës që hyn në vend dhe në pjesën e parë të vitit po kanalizohet kryesisht përmes ndërtimeve, që janë rritur dukshëm. /55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 17:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...