Euro në rritje drejt 128 lekëve, njerëzit po blejnë valutë; vështirë të parashikohet tendenca

Premte, 08 June 2018 11:32

Eva H., ka një parukeri një qendër të Tiranës, qiranë e së cilës ajo duhet t’ia paguajë çdo gjashtë muaj pronarit në euro. Këtë mëngjes ajo po nxiton që të konvertojë lekët në euro. Duke qenë se ka dëgjuar se Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor, ajo kërkon të blejë euro përpara se të shtrenjtohet sërish.

Në pikat e këmbimit valutor në kryeqytet euro në shitje ka kapur nivelin e 128.2 lekëve, ndërsa në blerje 126.5 lekë. Për shkak të deklaratave të fundit, të cilat kanë shtuar pasigurinë dhe vështirësinë për të parashikuar tendencat, agjencitë kanë rritur diferencën midis çmimit të blerjes dhe të shitjes së monedhës së përbashkët.

Disa prej agjencive kryesore në vend, deklaruan për Monitor se ka pasur fluks të individëve që kanë dashur të blejnë euro. Për shkak se jemi përpara edhe sezonit turistik dhe një pjesë e individëve zgjedhin të pushojnë në destinacione jashtë, kanë nxituar për të blerë euro përpara se të shtrenjtohet.

Edhe Gerti M., po pret që të marrë shërbim në një nga agjencitë e këmbimit valutor në vend. Ai çdo muaj paguan këstet e kredisë në euro, sot ka vendosur të konvertojë nga lekë në euro dy këste kredie, për muajin korrik dhe gusht.

Aktorët kryesorë të tregut të kontaktuar për “Monitor” u shprehën se nuk mund të japin se si do të jetë tendenca e kursit të këmbimit. “Aktualisht po rikuperohen pikët e humbura nga zhvlerësimi i euros në tre javët e fundit (ajo që njihet si efekti sustë”- tha eksperti. Ndërkohë që për rritjen në dy ditët e fundit, jep si arsye ndikimin psikologjik nga deklaratë e Bankës së Shqipërisë. Për sa i përket tendencës, ai thotë se nuk mund të bëjë asnjë parashikim për sa kohë nuk dihet sa është sasia që do të tërhiqet nga tregu dhe kohëzgjatja e kësaj ndërhyrje. Banka e Shqipërisë sipas tyre do të ndërhyjë deri sa të arrijë një çmim që ka vendosur si objektiv.

Dje euro u rrit me 0.83 pikë, duke u këmbyer në nivelin e 125.5 lekëve bazuar në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke shënuar nivelin më të lartë nga 1 qershori.

Një ditë më herët Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi gjatë konferencës për shtyp se BSH do të hyjë në tregun valutor, duke blerë valutë, në një veprim të jashtëzakonshëm që synon që të ndalojë rënien e lirë të monedhës së përbashkët. Monitor

 

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...