Çmimet i kthehen rritjes në maj

Premte, 08 June 2018 11:36

Inflacioni në muajin maj arriti në 2.1 % në muajin maj, duke ju afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë 3 % . KY ishte niveli më i lartë i ndryshimit mujor që nga qershori 2013.

Sipas INSTAT, çmimet u rriten në të gjitha grupet kryesore të produkteve të konsumit, por ritmin më të lartë e patën ushqimet dhe uji.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,55 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Maj 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,2 %, “Transporti” me 2,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 19,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 3,6 %, “vajra dhe yndyrna me 2,4 %, “fruta” me 1,8 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,7 %. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2018 ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” 0,2 %, “Shëndeti” 0,1 %.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...