Bashkia Vlorë nuk bën asgjë/ Jeta mes plehrave e banorëve të Babicës

Premte, 13 Prill 2018 14:11

Prej vitesh, banorët e zonave rurale të rrethit të Vlorës vuajnë menaxhimin e mbetjeve urbane. Mungesa e një landfilli detyron banorët që mbetjet t’i depozitojnë anës lumenjve dhe rrugëve.

Në fshatin Babicë nuk ka as kosha dhe banorët e harrojnë se kur ka qenë hera e fundit që kanë parë punëtorë pastrimi. Shpesh, i djegin vetë mbetjet duke rrezikuar shëndetin me tymin që lëshohet.

Plehrat grumbullojnë edhe qentë dhe banorët thonë që shpesh herë ata bëhen agresivë në një territor që e konsiderojnë të vetin dhe sulmojnë fëmijë që shkojnë rrugës për në shkollë.

“Nuk kalojmë dot nga qentë. Po nuk vunë kazanë, nuk zgjidhet kjo punë. Kemi frikë për fëmijët, pasi ka pasur raste që qentë i kanë sulmuar ata”, shprehen banorët.

Reforma territoriale i ka vënë ish-komunat, tashmë njësi administrative, nën Bashkinë e Vlorës. Kreshnik Lila, drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit Vlorë, thotë: “Do të ngrihen grupe pune për pastrimin dhe një nga problemet kryesore është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe subjekteve që nuk duhet më të hedhin mbetje në zonat e pa miratuara. Do të merren masa për qytetarët dhe subjektet që vazhdojnë të hedhin mbetje aty ku nuk duhet”.

Qyteti i Vlorës ka një firmë që grumbullon mbetjet, por në zonat rurale banorët i hedhin mbeturinat kudo, pasi nuk ka vende të përcaktuara. Në pritje të grupeve të punës, plehrat do të vazhdojnë të hidhen vend e pa vend në kanale e lumenj, për të përfunduar më pas në det. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...