Lulja që lufton stresin

Hënë, 11 June 2018 08:53

Lulja e sahatit është e njohur për vetitë e saj qetësuese.

Kjo lule me emrin botanik Passiflora njihet ndryshe si lulja e pasionit. Në grupin e kësaj luleje, bëjnë pjesë 500 specie të ndryshme të familjes Passiflora.
Ekspertët e AgroWeb.org kanë identifikuar pesë vlera kryesore të lules së sahatit për shëndetin e njeriut.
Më poshtë do të lexoni më shumë për mënyrën e rritjes dhe shfrytëzimit të lules dhe pjesëve të saj – kërcell, gjethe, lule – kundër disa shqetësimeve shëndetsore.
1. Lulja e sahatit ul tensionin e gjakut
Shkencëtarët besojnë se një përbërë kimik i lules së sahatit që quhet acidi edulilik ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Tuli i frutit të lules së sahatit është një kurë e mirë për uljen e tensionit. Ky efekt ndihet pas përdorimit të 8 miligramëve të lules së sahatit për një periudhë pesë ditore. Rezultatet shkencore kanë treguar se ekstrakti i lules së sahatit rrit nivelet e një enzime të caktuar, që luan rolin e antioksidantit dhe ul nivelet e lipideve të oksiduara që shkaktojnë dëme të shumta, duke akumuluar toksinat e rrezikshme në trup.
2. Për një gjumë më të qetë
Një nga përdorimet më të zakonshme të çajit ose ekstraktit të lules së sahatit në mjekësi është kundër pagjumësisë.
Gjatë studimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumi i dozave të vogla të çajit të lules së sahatit ofron përfitime afatshkurta tek të rriturit që vuajnë nga pagjumësia.
3. Lehtëson dhimbjet
Lule sahati ka një efekt qetësues dhe zbeh kontraktimet. Rrjedhimisht, lulja e sahatit ndihmon në uljen dhe zbutjen e dhimbjeve fizike.
Këtë lule mund ta konsumoni nëse vuani nga dhimbjet menstruale, apo për të ulur dhimbjen e kokës. Lulja e sahatit mundet të ndihmojë edhe në lehtësimin e kontraktimeve të muskujve dhe dhimbjes së dhëmbëve.
4. Ndihmon kundër stresit dhe ankthit
Lulja e sahatit përdoret gjerësisht kundër acarimeve nervore, ankthit dhe stresit.
Në ndryshim nga medikamentet më të përdorura kundër këtyre shqetësimeve, lulja e sahatit nuk ka efekte anësore (trullosje, drobitje), ose nuk lë pasoja në punën tuaj ditën e nesërme.
5. Kundër depresionit
Pjesëmarrësit e një studimi të huaj konsumuan suplementë të lules së sahatit çdo ditë për një periudhë gjashtë mujore. Ata nisën të ndiheshin mirë që në javën e tretë. Shkencëtarët arritën në konkluzionin se lulja e sahatit ofron avantazhe për femrat e prekura nga menopauza.
Megjithatë, mjekët këshillojnë që njerëzit të mos e konsumojnë lulen e sahatit, nëse marrin ilaçe të rekomanduara kundër depresionit apo stresit.
Receta dhe përdorimi i lules së sahatit
Lulen e sahatit mund ta përdorni si tretësirë ose çaj. Zieni në çajnik një gotë me ujë. Merrni një lugë çaji me lule të thatë dhe hidheni në çajnik. Ziejeni për 10 minuta dhe më pas kullojeni. Pijeni sipas dëshirës. Lulen e sahatit mund ta përfshini edhe në vaskë për të pasur një eksperiencë vërtet qetësuese.
Receta e mëposhtme e sugjeruar nga AgroWeb.org për çajin e lules së sahatit, do t’ju vijë në ndihmë dhe do t’ju ofrojë qetësi, duke larguar ankthin.
Çaji me lule sahati dhe kamomil që largon ankthin
1 deri në 1 lugë e gjysmë çaji me kamomil të thatë
1 deri në 1 lugë e gjysmë çaji me lule sahati të thatë
1 lugë çaji me mjaltë të pastër (opsionale)
1 filxhan me ujë
Këtë çaj pijeni sa herë që ndiheni në ankth ose përpara se të shtriheni për të fjetur./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...