Sekuestrohen 1 milionē euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve

E mërkurë, 22 August 2018 17:13

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe llogarive bankare që dyshohet se rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas procedimit nr.443 të vitit 2017, Policia e Shtetit bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët, referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr.8, i vitit 2018.
Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Hetimore Qendrore, u informua nga agjenci ligj zbatuese për veprimtarinë e kundërligjshme të shtetasit R.Sh. Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.
Kështu në gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë, i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42.000.000 lekë.
Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:
• K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë;
• B.Sh. në shumën 924.922 lekë;
• R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.
Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.
Gjatë periudhës Nëntor 2017 - Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit", si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre.

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 17:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...