Paketa fiskale/Sa do rritet kufiri i tatimit të pagës dhe niveli i ri i dividendit, taksë e re për personat fizikë tregtarë  

Premte, 05 October 2018 14:51

Shoqatat e biznesit janë në diskutime me Ministrinë e Financave lidhur me paketën e re fiskale për vitin 2019, ku po shqyrtohen ndryshime në ligjin për të ardhurat, procedurat tatimore, TVSH, akcizat.

Dy ndryshimet kryesore në ligjin për tatimin mbi të ardhurat lidhen me rishikimin e normës së tatimit mbi dividentin dhe kufirit tw tatueshwm tw pagws. Konkretisht, synohet ulje e tatimit mbi dividendin, i cili sot është në nivelin e 15%. Është ende në shqyrtim nëse dividendi do të ulet në 8% apo në 10%.

Ndryshimi tjetër është rishikimi i kufijve të pagës qe tatohen me norma të ndryshme tatimore. Sipas informacioneve paraprake, ka një propozim për rritjen e limitit të pages nga 130.000 Lekë në 150.000 Lekë, por eshte ende në diskutim. Aktualisht pagat mbi 130 mijë lekë taksohen me 23%, nivel që është më i larti në rajon dhe që ka nxitur evazionin tek pagat e larta.

Në ligjin për procedurat tatimore po diskutohet rregullimi i taksimit për personat fizik tregtar, ku synohet dizenjimi i një skeme që takson të ardhurat pas tatimit (0 % për 5 milion, 5 % për 5-14 milion dhe 15 % për mbi 14 milion). Kjo pasi barra fiskale e një personi fizik është minimalisht 13 % më e ulët se e një investitori në kapital, 6-7 % më e ulët se e një të punësuari dhe maksimalisht pa taksë. Sipas informacioneve paraprake, diskutohet mundësia e vendosjes së një takse të re mbi fitimin neto (pas tatimit) të realizuar nga personat fizike tregtare.

Po në këtë ligj parashikohen dispozita shtese në legjislacion për taksimin e fitimeve kapitale në lidhje me asete dhe të drejta që ndodhen në Shqipëri dhe që zotërohen nga persona jorezidentë, në lidhje me shitjet e kuotave të kompanive, aseteve (të luajtshme apo të paluajtshme) apo te drejtave që ndodhen në Shqipëri. Synimi është aplikimi i tatimit prej 15% mbi fitimet kapitale (pra cmim shitje minus cmim blerje) të realizuara nga persona jo-residente për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë shitjen e kuotave/aksioneve të shoqërive të regjistruara në Shqiperi si dhe shitjen e të drejtave për shfrytezimin e pasurive minerare.

Nryshimet në ligjin e TVSH

Në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, parashikohet përjashtimi në import i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik. Sipas diskutimeve të ministrise ka 2- 3 prodhues vendas të cilet qeveria synon t’i stimuloje me dhënien e përjashtimit nga TVSH. Identifikimi i lendeve të para që përfitojnë përjashtim nga TVSH do te bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Tjetër pikë është perjashtimi nga TVSH I furnizimit me shërbim nga nënkontraktorët për kontraktorët në industrinë fason. Ky përjashtim justifikohet nga ministria me vonesat në rimbursimin e TVSH për kontraktorët në industri.

Përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqesore sipas listës së miratuar me VKM, nga cdo importues. Aktualisht ka nje listë makinerish bujqësore të cilat janë të perjashtuar nga TVSH në import nese importuesi është fermer. Synohet shtrirja e përjashtimit edhe nëse importimi i këtyre makinerive bëhet nga një tregtar (i cili importon me qëllim ri-shitjen).

Normë e reduktuar TVSH 10 % per importin e autobuzeve elektrike të transportit public. Kjo nismë synon incentivimin e këtyre automjeteve në transportin publik.

 Ligji “Per akcizat”

Ligji për akcizat synon rishikime të akcizes për rërat dhe zhavoret bituminoze, duke taksuar atë lloj lënde të parë që zëvendëson nenproduktet e naftës dhe ndikon në ambient.Sipas informacioneve paraprake, rishikimi synon vendosjen e akcizës për zhavorin bituminoz i cili përdoret si lëndë djegëse në disa industri (e cimentos, tullave). Parashikohet një akcize prej 2 Lekë/kg.

Parashikohet Heqja e akcizes për fishekzjarret, llampat, pilat/baterite, por Ky propozim do te ridiskutohet nga ministria, duke patur parasysh efektet mjedisore të disa prej këtyre mallrave.

Rishikimë të nivelit të akcizës për duhanin e përpunuar dhe zëvendësuesit e tij, duhanet me ngrohje, purot.Parashikohet rritje e nivelit të akcizes për duhanin e përpunuar. Akciza e cigareve do të rritet sipas skemes aktuale te miratuar me ligj. Synohet vendosja e akcizës së duhanit me ngrohje (për sasinë e duhanit që përmbahet në cdo njësi).

 Ligji “Per Taksat Kombetare”

Ligji për taksat kombëtare parashikon ndryshimin e skemës së taksimit të ambalazheve plastike, kalimi nga taksimi i ambalazheve plastike, tek taksimi i materialeve plastike, duke e ulur me 2/3 normen ekzistuese. Sipas informacioneve paraprake, kjo do të ulë taksën për ambalazhet plastike dhe do ta shtrijë aplikimin e taksës edhe tek materialet plastike që përdoren aktualisht për prodhim tubash PVC etj. Nuk ka ende informacion cilat kode të nomenklaturës doganore do të përfshihet me termin materiale plastike.

Synohen axhustime në skemën e rentës minerare për industrine e kromit, me qëllim nxitjen e përpunimit brenda vendit të mineraleve duke shtuar vlerën e tij për eksport. Synohet ulja e rentes minerare mbi kromin e papërpunuar nese ky i fundit shitet për perpunim brenda vendit (duke synuar keshtu uljen e eksporteve të kromit të papërpunuar dhe rritjen e sasive që iu shiten industrive vendase të përpunimit).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...