Çmimet e frutave-perimeve përlotin të moshuarit, të pakënaqur edhe tregtarët

Premte, 28 December 2018 18:01

Në Durrës, një kilogram qepë në këtë fund dhjetori shkon nga 110 – 150 lekë (të reja), duke e kthyer perimen më të përdorur të kuzhinës shqiptare në një produkt luksi.

Por, në tregun Durrësit, rritje nuk ka pësuar vetëm qepa. Edhe patatja, lulelakra, preshi apo dhe perime e fruta të tjera të shportës së konsumit, pa përmendur frutat ekzotike, kanë njohur rritje të çmimeve që rëndojnë buxhetet e vogla familjare të mjaft qytetarëve. Shumë prej tyre janë të detyruar dhe në prag të festës së madhe të Vitit të Ri të blejnë në sasi të vogla.

daj, nuk mungojnë as lotët në sytë e konsumatorëve, ku më të prekur nga pafuqia blerëse janë të moshuarit.

Blerja e mishit dhe produkteve të bulmetit e ul më tej buxhetin e pakët të pensionistëve, por për të tjerë, rritja e çmimeve në prag festash është kthyer në një normalitet të pranuar.

Ankesat nuk mbeten vetëm te blerësit. Të pakënaqur janë dhe tregtarët të cilët shprehen se rritja e çmimeve të produkteve të konsumit nuk vjen nga abuzimet e tyre, por nga sasia e pakët e prodhimit vendas në treg dhe tarifat doganore e ato të transportit për produktet e importit, duke detyruar konsumatorët të blejnë me gramë ose vetëm 2 – 3 kokrra nga produktet e stinës.

Edhe pse tregu i Durrësit gjallon nga lëvizjet e njerëzve, fuqia e tyre blerëse ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Me këtë ritëm blerjesh, tryeza e festës së ndërrimit të viteve do të jetë më pak e bollshme për një pjesë të familjeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...