Vdes burri më i moshuar në botë

Diel, 20 Janar 2019 18:57

Burri më i moshuar i botës, Masazo Nomaka i Japonisë, ka vdekur në moshën 113 vjeçare.

Ai vdiq në gjumë të dielën në mëngjes në shtëpinë e tij në Ashoro, siç njoftoi familja e tij.

"Ai ishte në gjendjen e tij normale dje dhe ndërroi jetë pa i shkaktuar asnjë problem familjes”, tha mbesa e tij Yuko.

Nomaka u lind në vitin 1905, pak muaj pasi Albert Ajnshtajni botoi teorinë e relativitetit.

Familja e tij ka në pronësi dhe ka menaxhuar një hotel me llixha për katër breza, njoftoi Associated Press.

Vitin e kaluar, Guinness e njohu zyrtarisht Nomakën, si burrin më të moshuar pas vdekjes së spanjollit Francisco Nunez Olivera.

Japonia është mes vendeve me jetëgjatësinë më të lartë. Burri më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë ishte po ashtu japonez. Jiroemon Kimura vdiq në vitin 2013 në moshën 116 vjeçare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...