A do të guxonit të shkonit në punë në -52C?

Diel, 27 Janar 2019 14:54

Bota përjeton temperatura të ndryshme në periudha të ndryshme të vitit, por disa vende njihen për temperaturat ekstremiste të ulëta që shkojnë deri në -52 gradë. Stinët nëpër botë nuk janë përherë të njëjta dhe temperaturat gjithashtu variojnë nga një vend në tjetrin, ku disa njihen për temperatura ekstremist të nxehta dhe disa për të ftohta.

Shumë vende në botë përjetojnë temperatura të ftohta gjatë gjithë vitit, duke i bërë ato vende të ftohta dhe disa prej të cilëve të vështirë për tu banuar. Këto vende gjenden të shpërndara në të gjithë botën por ajo çfarë i bashkon janë temperaturat të cilat qëndrojnë në nivele të konsiderueshme poshtë zeros. Më poshtë gjenden disa prej vendeve më të ftohta në botë si dhe temperaturat e tyre përkatëse.
1. Antarktika
Nuk është aspak surprizuese që Antarktika është në krye të listës së vendeve më të ftohta në botë, listë e cila është përditësuar për vitin 2018. Antarktika është në të vërtetë rajoni më i ftohtë në botë dhe është mbuluar nga dëbora gjatë gjithë vitit.

Bashkuar edhe me erën e ftohtë dhe që fryn me shpejtësi të madhe, mungesën e ujit, strehimit dhe ushqimit, e bëjnë këtë rajon të pabanueshëm. Temperaturat arrijnë deri në minus 100 gradë.
2. Kazakistani
I lokalizuar në brendësi të rrethit arktik, ky vend ndodhet mbi Rusinë dhe ka qenë dikur pjesë e ish Bashkimit Sovjetik. Territori në Kazakistan është i pabarabartë dhe temperaturat variojnë në varësi të lartësive. Ka shumë zona të cilat janë përherë të mbyllura dhe izoluara nga akulli.

Gjatë dimrit temperaturat ulen mjaftueshëm poshtë zeros, dhe banorët e këtij vendi kanë disa taktika mbijetuese, si peshkimi në akull për të përballuar motin në një ndër vendet më të ftohta në botë.
3. Rusia
Rusia është një ndër vendet me sipërfaqen më të madhe në botë, i cili shtrihet nga Europa deri në Azi. Shumë prej rajoneve në Rusi janë shumë të ftohta gjatë gjithë vitit dhe temperaturat e verës mund të jenë gjithashtu nën zero. Rajoni më verior i Siberisë është përherë i mbuluar nga dëbora. Dimri në Rusi është i famshëm për egërsinë e tij dhe sigurisht për temperaturat mjaft nën zero.

4. Grenlanda
Ky vend nuk ka asgjë të ngjashme me emrin, pasi është e vështirë të gjesh gjelbërim në këtë vend. Ky territor i madh verior është një ndër më të ftohtit në botë dhe është i rrethuar nga oqeani i ngrirë nga të gjitha anët e tij. Sezoni veror është gjithashtu i karakterizuar nga temperatura nën zero dhe ka ditë ekstremist të gjata dhe natë në varësi të sezonit. Gjatë verës mund të ketë gati 22 orë diell dhe gjatë dimrit më pak se 3 orë.
5. Kanada
Ndryshe nga Greenland, edhe pse ndodhet në ekstremin verior, Kanadaja ka një mori zonash të gjelbërta si dhe liqene. Gjithsesi gjatë dimrit gati e gjithë Kanadaja përfshihet nga dëbora dhe nga temperatura të cilat arrijnë deri në 40 gradë poshtë zeros, duke e bërë këtë vend një ndër më të ftohtit në botë. Si shumë prej vendeve të tjera veriore edhe Kanadaja përjeton periudha ekstreme të errësirës si dhe të dritës së diellit. Kanadaja është gjithashtu një ndër vendet më të vizituara të botës.
6. Shtetet e Bashkuara
Lokalizuar në jug të Kanadasë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një ndër zonat më të ftohta në botë, edhe pse jo të gjitha rajonet e saj kanë një temperaturë të njëjtë. Për shkak të shtrirjes së madhe gjeografike kushtet klimatike ndryshojnë në këtë vend.

Zonat veriore janë më të ftohta dhe përjetojnë dukurinë e dëborës gjatë dimrit, ndërkohë që rajonet jugore dhe qendrore janë dukshëm më të ngrohta dhe të përshtatshme për bujqësinë. Temperaturat në zonat e veriut mund të zbresin deri në disa gradë poshtë zeros gjatë dimrit.
7. Islanda
Emri i Islandës në njëfarë mënyre reflekton edhe kushtet klimaterike të këtij vendi, por që gjithsesi ky vend është më i ngrohtë se Grenlanda. Islanda gjatë verës është e gjelbëruar si dhe e freskët por gjatë periudhës së dimrit përjeton një transformim dramatik të temperaturave dhe mbulohet e gjitha nga dëbora.

Temperaturat mund të shkojnë lehtësisht deri në minus 10 gradë si dhe më poshtë, duke e bërë atë një ndër shtetet më të ftohta në botë. Zonat veriore të Islandës kanë temperatura poshtë zeros gjatë gjithë vitit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...