Pedagogu rrëfen para deputetëve: Ja si na kërcënoi policia gjatë grevës tek Filologjiku

Hënë, 11 February 2019 14:10

Pedagogu Mark Marku ka sqaruar sot në komisionin e Medias akuzuat e artikuluara pak ditë më parë ndërsa pedagogët e Filologjikut ishin në grevë.

Ai thotë se i qëndron akuzave, madje shton se jo vetëm njëherë, por policët kanë ardhur dy herë për të bërë presion tek Filologjiku.

 “Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për tu justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t’i bërë karshillëk opinionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin.

Ky është mesazhi më i keq që mund ti jepet studentëve. Është hera e parë për mua që bëhem dëshmitar, jo vetëm unë por janë gati edhe kolegët e mi të vijnë, të dëshmojmë të gjithë për shkeljen e ligjit”,-tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjermani, bie numri i azilkërkuesve

Globi

Gjermani, bie numri i azilkërkuesve

Në 10 muajt e parë të vitit 2019 pati më pak azilkërkues në Gjermani, sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas shifrave të publikuara. Ministria e Brendshme gjermane deklaroi...

Me doza kokainë në makinë, arrestohet 24-vjeçari nga Lushnja

Aktualitet

Me doza kokainë në makinë, arrestohet 24-vjeçari nga Lushnja

Drejton automjetin i pa pajisur me leje drejtimi, si edhe gjatë kontrollit i gjendet lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë nga policia rrugore. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë...

Çlirimtarët e Kosovës dhe djajtë që nuk mund të bëhen ëngjëj

Bota Shqiptare

Çlirimtarët e Kosovës dhe djajtë që nuk mund të bëhen ëngjëj

Nga Jakup Krasniqi. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, ata që e votuan Ligjin për Gjykatën Speciale, shërbim të keq, tepër të keq ia kanë bërë Kosovës, jo vetëm për të kaluarën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!