Dhoma Amerikane ankohet për vonesat në rimbursimin e TVSH

E mërkurë, 13 February 2019 18:28

Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi me Tatimet një takim për të diskutuar drejtpërdrejt disa nga çështjet fiskale që shqetësojnë bizneset anëtare të dhomës.

Mark Crawford, president i AmCham, ceku që në fillim të fjalës së tij shqetësimin në lidhje me rimbursimin e TVSH-së. “Është diçka që nuk është zgjidhur akoma. Shqetësimet i janë shprehur vazhdimisht administratës tatimore”, tha ai.

Disa nga çështjet që u diskutuan janë rimbursimi i TVSH-së, konkurrenca e pandershme dhe evazioni fiskal, si dhe apelimi i vendimeve në Drejtorinë e Apelimit Tatimor. Takimi u zhvillua në një formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit dhe zv.drejtorit të Tatimeve dhe u prezantuan drejtpërdrejt problematikat apo çështjet themelore që kalon biznesi sot me administratën tatimore.

Për shqetësimin e mosrimbursimit, Xhavit Curri, zv.drejtori i tatimeve u shpreh se është krijuar një drejtori e posaçme për procedurën e rimbursimit të TVSH. Sipas tij, ka një rregullore shumë strikte për rimbursimin e TVSH. Nuk ka cedim nga këto rregulla dhe afate, tha ai. Dy momente janë që cedohet, kur tatimpaguesi zgjidhet nga sistemi që është subjekt me risk dhe duhet të kontrollohet, për të cilin kontrolli zgjat rreth 20 ditë. Ndërsa së dyti, kjo ndodh kur nga miratimi i shumës deri në kalim në llogari, ka pasur një sfazim në kohë.

Rimbursimi i TVSH-së ka qenë më i lartë gjatë 2018-s, në rreth 14.5 mld lekë TVSh, tha ai. Është krijuar një vonesë deri në 6 muaj nga momenti i miratimit dhe kalimi i fondit. Po kërkojmë një zgjidhje për të sheshuar shqetësimet e tatimpaguesit, premtoi nëndrejtori i tatimeve. Zgjidhjet janë dy: “bashkë me Ministrinë e Financave kemi bërë një plan më real, më të madh, të të ardhurave dhe një plan për rimbursim më të madh se sa është planifikuar, në rreth 19 miliardë lekë”.

Xhavit Curri, zv.drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, gjatë fjalës se tij tha se viti 2018 ishte një vit pozitiv për administratën tatimore, jo vetëm se arriti të realizojë mbledhjen e të ardhurave në masë të kënaqshme, por edhe në të gjitha funksionet e tjera bazë të Administratës Tatimore. Misioni i fundit e FMN vizitoi Shqipërinë në fund të vitit të kaluar dhe u nda shumë kënaqshëm me punën e Administratës. Veçanërisht në modernizimin e administratës.

“Administrata Tatimore është përpara sfidave të reja shumë më te mëdha. Do të doja të përmendja se puna gjatë dy viteve të fundit bazohet në planin strategjik të saj. Detyrë kryesore është gjithmonë përmirësimi i shërbimeve të tatimpaguesve dhe përmirësimi i tyre,”-shtoi zv Drejtori i Tatimeve.

Gjatë 2018-s, sportelet kanë pritur mbi 2200 tatimpagues dhe ka pasur mbi 260 njoftime të ndryshme në faqen e Tatimeve

Curri shtoi se falë qasjes së tatimeve ndaj biznesit të vogël që u përfshi në skemën e TVSH-së, si dhe rezultatit të një pune ndaj AT dhe informimit të tatimpaguesve, “ne arritëm që edhe sjellja e tyre të jetë si tatimpaguesit që kanë vite që janë në TVSH”.

Në përfundim të fjalës së tij, Curri tha se mund të ketë shqetësim nga tatimpagues individualë, por që nuk vijnë nga filozofia e administratës dhe nëse ka ndonjë rast të tillë, mund të kërkojë zgjidhje në DPT.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...