Skandal falsifikimi: Basha në shtëpinë e protestuesit, Policia thotë se e kishte arrestuar!

Tuesday, 19 February 2019 15:50

"E theksoj se në orën 21:00, në ambientet e shtetasit Florens Hoxha kanë qënë disa deputetë të PD, të kryesuar nga kryetari i opozitës, i PD, që nuk kanë lëvizur nga kjo banesë deri në orën 22:00."

Juristi Ivi Kaso, Sekretari për Zgjedhjet në PD, ka përfaqësuar në gjykatë sot protestuesit e arrestuar nga Policia për revoltën e 16 shkurtit.

Kaso ka zbuluar për mediat një falsifikim të rëndë që prokuroria ka bërë për të nxjerrë me çdo kusht, fajtor për dhunë, njerin prej protestuesve, Florens Hoxhën. Kaso tha se prokuroria ka falsifikuar procesverbalin e arrestimit të Hoxhës fare haptazi, pasi në orën 21:00 kur shkruan se ka ndodhur arrestimi, në shtëpinë e Hoxhës ka qënë i pranishëm vetë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e djathtë. Ata janë larguar prej aty në orën 22:00, orë pas të cilit me ligj nuk mund të kryhej arrestimi.

Për këtë arsye, Kaso deklaroi se për këtë dokument të falsifikuar ka bërë kallëzim ndaj krerëve më të lartë të Policisë. Ndërsa, për protestuesit e tjerë të arrestuar, Kaso tha se nuk ka prova që të dëshmohet dhunë nga ana e tyre.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos nga gjykata:

Ata pretendojnë dhe vërtetohet edhe nga të ashtuquajturat prova që organi i prokurorisë solli, pra nga pamjet filmike, që të gjithë ata, me përjashtim të një personi që është marrë gabimisht, kanë qënë protestues. Që të gjithë e pranuan me krenari dhe u pretendua nga ana e tyre se nuk është ushtruar dhunë , pra nuk janë kryer akte të dhunshme, qofshin këto ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, qofshin ndaj pronës publike. Nuk ka asnjë pamje të vetme që t’i lidhë këta përsona me veprime aktive dhune.

Përkundrazi, janë persona që kanë qënë në shkallët e Kryeministrisë, njeri për një arsye, njeri për një tjetër. Dikush prej tyre ka ngritur flamurin kombëtar në shkallët e Kryeministrisë ose në atë skelën e improvizuar; një prej tyre ka asistuar një person që i kishte rënë të fikët. Dikush prej tyre madje ka asistuar një polic që ishte në gjendje pothuajse të fikti prej gazit lotsjellës që është hedhur. Pra, gjithsekush për arsyet e tyre, vetëm dhunë nuk ka pasur. Organi i Prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme, një imazh të vetëm që t’i lidhte këta persona me akte të dhunshme siç u pretendua me fjalë.

Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që Prokuroria solli sot, për asnjë nga personat që mbahen të arrestuar padrejtësisht.

Unë e thashë edhe përpara gjykatës. Sot në gjykatë ndodhi diçka shumë e rëndë, në këndvështrimin tim si avokat.

U paraqit një provë e fallsifikuar, procesverbali i dytë i kontrollit të banesës së shtetasit Florens Hoxha është qartësisht i falsifikuar.

Është falsifikuar ora e mbajtjes së këtij procesverbali për arsye që t’i jepet gjykatës pasqyrimi i rremë i realitetit, kur në fakt ky kontroll është realizuar jashtë çdo procedure ligjore dhe jashtë orarit ligjor, që parashikon orën 22:00 si orar maksimal për ushtrimin e kontrollit të banesës në çfarëdo rrethane dhe procesverbalin që nuk e di kush e mori guximin, kush e ka firmosur do të mbajë përgjegjësi, mban orën 21:00!!!

E theksoj se në orën 21:00, në ambientet e shtetasit Florens Hoxha kanë qënë disa deputetë të PD, të kryesuar nga kryetari i opozitës, i PD, që nuk kanë lëvizur nga kjo banesë deri në orën 22:00.

Kamerat tuaja kanë qënë jashtë, është një fakt lehtësisht i provueshëm dhe personat që marrin guximin të paraqesin para gjykatës, dokumenta të falsifikuara, do të mbajnë përgjegjësi.

Një hall i madh mund ta shtyjë cilindo përfaqësues të organeve të rendit të falsifikojë dokumenta. E thashë dhe para gjykatës: hall më të madh se presioni politik që i bëhet për t’i gjetur fajtorë me çdo kusht këta burra dhe dy gra që kanë marrë pjesë në protestë, unë nuk shoh!

Dje, si përfaqësues i personit të arrestuar në flagrancë, Florens Hoxha, kam paraqitur kallëzim penal për Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, për Drejtorin e qarkut Tiranë, për drejtuesin dhe efektivët e trupave speciale që kanë bërë dhunimin e banesës dhe dhunimin e tij gjatë shoqërimit në Polici dhe sigurisht do të bëjmë edhe kallëzim penal për këdo që ka marrë guximin të fallsifikojë dokumentin zyrtar./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...