Vizita e Ramës në Itali/ Vasili: S'mbulohet 'dielli me shoshë', kriminalizimi po cënon demokracinë

Tuesday, 05 Mars 2019 18:21

Ish-kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, I ftuar në Ora News, është shprehur se vizita e Edi Ramës në Itali nuk mund ta zhbëjë raportimin e mediave të huaja për Shqipërinë.

Sipas ish deputetit, kryeministri Rama nuk mund ta "mbulojë diellin me shosh", ndërsa theksoi se kriminalizimi është një damkë që ia vuri ai Shqipërisë dhe jo opozita.

“Mediat zvicerani i keni lexuar. Ka një unison të mediave më të rëndësishme dhe nuk mundet që Rama të mbulojë diellin me shosh. Mediat italiane dhe mjedisi politik aty, ka dalluar politikan që janë bosh dhe që janë të lidhur me krimin shumë më të stërholluar se Rama, dhe modele si Rama janë lehtësisht të dallueshme. Kriminalizimi që i ka bërë Shqipërisë është një damkë që nuk e ka nga opozita. Risjellim në vëmendje se menjëherë pas fjalës së tij në seancë, kryeministri Rama u nis për Itali, me qëllim sqarimin e shtetit fqinj, për raportimet negative të ditëve të fundit”, është shprehur Vasili.

Sipas Vasilit, dosjet që i kanë dalë në shesh qeverisë tregojnë kriminalizimin e saj dhe kjo është ngjarja më e rëndë që cënon demokracinë.

“Sot kemi dosjen e krimit 339 dhe nuk hetohet ndërkohë që çohet në burg qytetari i thjeshtë. Kjo situatë kriminalizimi janë ngjarjet më të rënda që asgjësojnë demokracinë në Shqipëri. Kushdo njeri duhet të rrëmbejë liritë e veta. Kemi thënë që asnjë opozitë fasadë që i bën fresk mazhorancës, nuk i duhet Shqipërisë”, deklaroi Petrit Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...