“Nënat e Srebrenicës,” shpërthyen në lot pas dënimit të Karaxhiç

E mërkurë, 20 Mars 2019 21:56

Të mbijetuarit nga genocidi në Luftën e Bosnjës gjatë viteve '92-95 shpërthyen në duartrokitje pasi kreu i trupës gjykuese Vagn Joensen lexoi vendimin përfundimtar burg për jetë për ish-kreun politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, vendim i cili nuk mund të apelohet.

Ndërkohë jashtë selisë së Gjykatës, pjesëtare të lëvizjes “Nënat e Srebrenicës,” shpërthyen në lot pas dhënies së vendimit.

Qindra të tjerë u mblodhën në qendrën përkujtimore të Srebrenicës, ku 24 vite më parë u masakruan më shumë se 8 mijë boshnjakë, shumica prej tyre djem dhe burra myslimanë, një ngjarje e konsideruar si më e tmerrshmja në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiç është zyrtari më i lartë që gjykohet në lidhje me luftën në Bosnjë, pas vdekjes gjatë procesit gjyqësor, të ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç në vitin 2006.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Optimizmi është argëtim për të pamençurit?!

Politikë

Optimizmi është argëtim për të pamençurit?!

Nga Skënder MULLIQI Njerëzit jo human, njerëzit me biogarfi kriminale, njerëzit që e kan injorue realitetin, janë optimist për jetën, kurse njerëzit e ndershem, njerëzit të cilët po jetojnë me mundin...

Tirana në errësirë! OSHEE jep njoftimin zyrtar, ja cilat janë zonat që do të preken

Aktualitet

Tirana në errësirë! OSHEE jep njoftimin zyrtar, ja cilat janë zonat që do të preken

Operatori i shëprndarjes së energjisë OSHEE, ka bërë ditën e sotme njoftimin zyrtarë për stakimin energjisë në disa zona të kryeqytetit duke filluar nga ora 09:00 dhe deri në orën...

Tjetër disfatë për Mesin dhe Argjentinën

Sport

Tjetër disfatë për Mesin dhe Argjentinën

Kupa e Amerikës/Argjentine - Columbi 0-2 Skuadra e Argjentinës nuk e ka nisur aspak mirë rrugëtimin e saj në Kupën e Amerikës. E udhëhequr nga Lionel Messi në fushën e blertë dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!