Habit policia, arreston edhe për protestën e sotme jo të dhunshme

E Enjte, 21 Mars 2019 21:59

Policia e Shtetit në njoftimin e saj zyrtar ka treguar se ka proceduar 29 persona për akte të dhunës në protestën e sotme përpara parlamentit.

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Duhet të kujtojmë se sot nuk pati dhunë, por vetëm disa shtyrje mes protestuesve dhe policisë, një veprim normal në të tilla raste.

Modifikuar më E Enjte, 21 Mars 2019 22:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...