Egjiptianët e Shqipërisë të bashkuar dhe me shpresë për dinjitet

Saturday, 23 Mars 2019 19:46

Nga Rivelino Çuno

Egjiptianët e Shqipërisë të bashkuar dhe me shpresë për dinjitet. Kurrë më parë , Egjiptianët e Shqipërisë nuk kanë patur një Parti krejtësisht të tyren. Kurrë me parë , nuk kanë patur as mundësi, as shpresë e as aspiratë për të qenë komunitet i përfaqësuara. Kjo ka ndodhur sepse ne si komunitet kemi patur një histori të trishtë harrese, diskriminimi, keqtrajtimi, paragjykimi dhe varfërie ekstreme. Shumë pak prej nesh nga egjiptianët e Shqipërisë, ia kanë dalë mbanë të tejkalojnë pragjet shtypëse të marxhinalizimit dhe të jetojnë si të integruar, mirëshkolluar dhe me dinjitet. Edhe pse kemi qenë kontribues thelbësore në të gjitha fushat e zhvillimet historike, politike, kulturore, institucionale, etj, në këtë vend, rrallë ose asfare na është njohur ky kontribut. Politikat sociale dhe ato integruese të ndermara nga të gjitha Qeveritë e këtyre 28 viteve, kanë qenë të pamjaftueshme, pothuajse të pandjeshme fare sepse nuk kanë qenë serioze, përmbajtësore dhe zhvillimore. Diskriminimi dhe varferia kanë qenë një peshë e rëndë mbi kokat tona duke na cenuar rëndë identitetin dhe kurajon për të qenë çfarë jemi për shumë e shumë vite. Sot që ne kemi filluar të kemi studentet dhe të diplomuarit tanë, sot që kemi filluar të kemi dëshirën dhe vizionin dhe pasionin për përfaqësim e lartesim të merituar të dinjitetit njerëzor, ne nuk mund të pranojmë e as të lejojmë të na zhbëhet identiteti. Kur para 3 vjetesh ne krijuam PEISH-in – Partinë për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, ne vendosëm të krijojmë shtëpinë politike ku Egjiptianët do të gjejnë mundësinë dhe fuqinë për të siguruar e për tu përpjekur së bashku, që të fitojmë dinjitetin tonë, të drejtat tona, përfaqësimin tonë të merituar. #ZgjimNdërgjegjësimDinjitet

Autori eshte Kryetar i PEISH – Partia per Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...