Britania e Madhe në kërkim të Bleona Matës

Hënë, 25 Mars 2019 17:15

Sikundër dhe ishte paralajmëruar, kërkimet për Bleona Matën, vajzën nga Kukësi e zhdukur prej 9 vitesh kanë filluar intesivisht në Britaninë e Madhe pas zbulimit të identikitit.

Policia britanike, Rrjeti Global i Fëmijëve të Humbur dhe Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri, kanë hapur kërkimet për Bleona Matën në Mbretërine e Bashkuar.

Lajmin e ka dhënë Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj, përmes një postimi në fb ku shkruan: "Le të shpresojmë fort që do ta gjejmë së shpejti Bleonën!"

Me 20 mars ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan pamjen e Bleonës sot, me foto nga nëna babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj.

Identikiti është realizuar me qëllimin për të ndihmuar kërkimet për vajzën e zhdukur në mënyrë misterioze për të cilën ende nuk dihet asgjë.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera . E ëma nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari vajzën.

Atëherë policia mori dhe rimori në pyetje vajzat, por asnjëra prej tyre nuk tregoi asnjë gjë nga ajo çfarë vërtetë ndodhi atë pasdite kur Bleona u zhduk.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...