Çahet rruga Tiranë-Elbasan, Balluku premtoi përfundimin me 17 maj

Hënë, 08 Prill 2019 16:48

Rruga Tiranë-Elbasan e cila ka nisur të ndërtohet që prej një dekade duket se nuk do të përfunojë asnjëherë. Pavarësisht se ministrja Belinda Balluku premtoi se të gjitha punimet po mbyllen deri në 17 maj kanë mjaftuar pak reshje shiu dhe në këtë aks janë regjistruar përsëri rrëshkitje të dherave. Kjo e bën të pasigurt afatin e dhënë nga Ministrja e Infrastrukturës për përfundimin e punimeve.

"Mbrëmë në darkë kemi bërë provat e para, ndërkohë që sot është e hapur për kalimin e të gjithë automjeteve. Pas 8 vitesh është hera e parë që njerëzit ikin pa trafik në Elbasan për Ditën e Verës.Tashmë janë përfunduar 95.3% e të gjitha punimeve. Pjesa e mbetur siç folëm dhe me kompaninë, do të dorëzohet sipas afatit të vendosur, më 17 maj".
Por duket se kjo deklaratë e ministres Belinda Balluku është vetëm një premtimi i radhës.

Kanë mjaftuar pak reshje shiu dhe përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan janë rikthyer rrëshkitjet e dherave.

Nga planet shihet se në Ibë, ku pak kohë më parë pati rrëshqitje dherash, zona mbetet e paqëndrueshme pavarësisht studimeve dhe masave të marra.

Rruga Tiranë-Elbasan ka nisur të ndërtohet rreth 8 vite më parë dhe për të është shpenzuar dy-fishi i fondeve të vënë në dispozicion.

Punimet për këtë rrugë nisën në vitin 2011 dhe u tenderua me 300 milionë dollarë por që aktualisht ka arritur në 425 milionë dollarë dhe akoma nuk ka përfunduar.

Rruga Tiranë-Elbasan është një projektet nga më të rëndësishmet infrastrukturore në Shqipëri por ajo është transformuar në një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit.

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...