Intelektualët, thirrje qytetarëve: Sot të gjithë duhet të jemi në shesh!

Saturday, 13 Prill 2019 13:41

Emra të njohur të artit dhe kulturës kanë dalë mëngjesin e sotëm me një thirrje publike drejtuar qytetarëve. Apeli shkrimtarëve, artistëve dhe intelektualëve është për çdo qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike që të marrin pjesë në tubimin kombëtar para Kryeministrisë, në orën 18:00.

Pavarësisht bindjeve politike që ka çdo shqiptar, intelektualët ngrenë alarmin për rrëzimin e sistemit politik dhe të vlerave qytetarë në Shqipëri nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Dy nga emrat e njohur në rezistencën për mos shembjen e Teatrit Kombëtar, regjisori Robert Budina dhe shkrimtari Rudi Erebara, u bëjnë apel qytetarëve që sot të jenë në shesh.

Apeli i regjisorit të njouhur: Sot të gjithë në orën 18.00 në shesh!

Nga Robert Budina (Regjisor)

E patëm thënë që në krye të herës, që përpjekja për të shembur Teatrin Kombëtar do të shënonte fillimin e rënies së kësaj qeverie që e ka çuar vendin në kolaps! E nisën me grabitjen e pronës publike, për të vazhduar grabitjen e pronës private, të banorëve të Astirit, Bulevardit të ri dhe nesër mund të jetë rradha jote!

Ndaj  për Teatrin, për dinjitetin, për mbrojtjen e demokracisë, për shëmbjen finale të diktaturës,  kundër arrogancës shtetërore, kundër plaçkitjes që kjo qeveri i bën vëndit të vet: SOT TË GJITHË PARA KRYEMINISTRISË në orën 18.00, për një Shqipëri më të mirë!

Mesazhi: Pse duhet të dalim të gjithë sot në protestë?

Nga Rudi Erebara (Shkrimtar dhe publicist)
Sepse ka shume rendesi numri i qytetareve. Sot protesten e opozites duhet ta mbeshtese ne radhe te pare Tirana. Ta mbyllim sot nje here e mire cdo shprese se kjo diktature, kjo mafie, vjedhje, grabitje me dhune, shitja e Shqiperise, shitja e votes, nxjerrja ne rruge nga shtepia si enver hoxha ne 1945, bandat qe kontrollojne parlamentin, nuk kane ku shkojne me.
Sistemi ka rene. Shteti po mbahet pas litarit të rrogave.
Te dalim sot si qytetare te Tiranes t’i themi gjithe Shqiperise se ketu ka rene shteti. Se nuk e njohim parlamentin e mafies. Se nuk ka per te fituar me mafia ne asnje zgjedhje. Sepse nuk ka zgjedhje me mafien.
Te dalim te mbeshtesim opoziten, qe te detyrojme opoziten te mos perkulet nda presioni nderkombetar per stabilitet me çdo kusht.
Jo. Te dalim sot, per demokraci me cdo kusht. Prandaj eshte shume i rendesishem numri. Duhet te jemi shume te tregojme se nuk jemi ne ata qe vjedhin aeroporte por eshte qeveria. Nuk jemi ne ata qe mbrojne krimin, por qeveria. Edhe me kete qeveri nuk ka zgjedhje.
Të dalim t’i japim fund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...