Qeveria Rama i përdor fondet e huaja për udhëtime jashtë shtetit!

Saturday, 13 Prill 2019 14:05

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbardh se si Ministria e Financave dhe Ekonomisë devijon fondet e investimeve të huaja duke i përdorur për udhëtime, dieta, fjetje apo trajnime. TV Scan disponon raportin e auditimit të KLSH, ku është konstatuar se si fondet për projekte me financim të huaj paraqiten me keqklasifikim në raportimin për efekt buxheti në shumën 106, milion lekë, ku raportohen si investime fonde të ekzekutuara në trajnime dhe konsulenca.

Shpenzimet në projekte për mbështetjen e turizmit, si shpenzime transporti, dieta, fjetje, apo akte ekspertimi, planifikohen dhe raportohen si investime në turizëm, keqklasifikim i konstatuar në shumën 7.9 milion lekë. Raporti thekson se bëhet fjalë për gabim të konstatuar që në fazën e planifikimit e deri në raportim.

Ndërkohë që devijimeve nuk u shpëtojnë as fondet e brendshme. Projektet të parashikuara të realizohen me fondet buxhetore të investimeve kapitale me financim të brendshëm në vitin 2018, janë realizuar me fonde të buxhetit operativ të vitit 2017, devijancë e konstatuar në shumën 13 milion lekë.

Modifikuar më Saturday, 13 Prill 2019 14:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...