Detaje/ Si u grabitën 15 milionë euro në 5 grabitje të bujshme të parave të bankave. Katër kanë të njëjtën “dorë”

Hënë, 15 Prill 2019 19:20

Që prej vitit 2015 e deri më 9 prill të këtij viti, në 5 ngjarje të organizuara rezultojnë të jenë grabitur rreth 15 milionë euro.

Shuma e parave të vjedhura në të gjitha rastet u përkiste bankave të nivelit të dytë, të cilat do e transportonin me avion në drejtim të Austrisë.

 

Katër prej grabitjeve, sipas Policisë janë organizuar nga grupi i Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë në ngjarjen e fundit.

Grabitja e parë ka ndodhur më 13 shkurt 2015, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

333333333333333333333333

E dyta ndodhi më 30 dhjetor të vitit 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare në aksin Tiranë-Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit, ku u vodhën 2 milionë paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute.

Më 30 qershor 2016, grupi i grabitësve rrezikoi edhe më shumë, duke depërtuar deri në pistën e avionëve. Kjo ishte ngjarja e parë, ku u cenua siguria në Aeroportin e Rinasit. Autorët arritën të merrnin 995 mijë euro. Për këtë ngjarje ende nuk ka ndonjë person të dyshuar.

Edhe pse u aludua fillimisht se mund të ishte kryer nga i njëjti grup, nuk u arrit të provohej asnjëherë. Grabitja e katërt ndodhi më 9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare në aksin Tiranë-Rinas, afër një universiteti privauta të tjera.Grabitja-Rinas-palogo

Ndërsa së fundmi, më 9 prill, ndodhi grabitja e radhës në pistën e avionëve, duke u përsëritur e njëjta ngjarje si në vitin 2016. Nga “barku” i avionit u rrëmbyen nën kërcënimin e armëve 7 thashë me para, me një vlerë që bankat e kanë llogaritur 6.5 milionë euro.

AUTORET

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017-ës, ku Policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura. Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer. Në janar të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda paraqiti pretencën për bandën e të akuzuarve për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë, gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas.

Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit: Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdyli, Ditjon Memlika, Admir Çerpja, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt. Nga ky grup vazhdonte të ishte në kërkim Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë. Gjithashtu nuk është arrestuar ende as Klement Çala, i cili është dënuar në mungesë me 25 vjet burg./panorama

2222222222


360grade.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...