VIDEO-LIVE/ E gjithë bota me sytë nga Parisi, po digjet vepra 850 vjeçare "Notre Dame"

Hënë, 15 Prill 2019 19:42

Pjesa e sipërme e katedrales më të famshme në Bote, Notre Dame në Paris është shkatërruar nga zjarri i frikshëm që ra fillimisht në një skelë në përdorim për restaurimin e saj.

Maja e katedrales u rrafshua e gjitha pak pa shkuar ora tetë e mbrëmjes, ndërsa pamjet trishtuese të zjarrit të frikshëm po bëjmë xhiron e Botës. Maja e katedrales ishte 93 metra dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit.

Zjarrfikësit treguan se flakët shpërthyen në papafingon e katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Për orë të tëra qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë panë zjarrin të djegë katedralen e ndërtuar mbi 800 vjet më parë. Sipas mediave vendase, u vendosën katër shkallë shumë të larta dhe dy ashensorë për të vënë nën kontroll flakët që po gllabërojnë strukturën e famshme gotike. Disa helikopterë fluturojnë mbi zonë.

Një zëdhënës i katedrales njoftoi se e gjithë struktura e çatisë është në flakë: “Asgjë nuk do të mbetet”, tha ai, siç raportojnë mediat vendase.

Zjarri shkruajnë mediat vendase përkon edhe me ditën e parë të javës së shenjtë që sjell Pashkët.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.

Modifikuar më Hënë, 15 Prill 2019 21:11

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U përfol si trajneri i ri i Milanit, Spalletti pranë firmës me një tjetër ekip të Serie A!

Sport

U përfol si trajneri i ri i Milanit, Spalletti pranë firmës me një tjetër ekip të Serie A!

uciano Spalletti ishte në qendër të vëmendjes muajin e kaluar, pasi u përfol si zëvendësuesi I Marco Giampaolos te Milani. Marrëveshja nuk u arrit dhe shkaku kryesor ishte Interi, pasi...

Dallgët nxjerrin në brigjet franceze kokainën me vlerë 60 milionë euro

Politikë

Dallgët nxjerrin në brigjet franceze kokainën me vlerë 60 milionë euro

Më shumë se 760 kilogramë kokainë, e nxjerrë nga dallgët e detit, është gjetur në disa plazhe në jug-perëndim të Francës gjatë javëve të fundit. Droga mendohet të ketë një vlerë...

‘Harta e Mini Shengenit Rama-Vuçiç, qëllimi zhdukja kriminale e Kosovës’

Politikë

‘Harta e Mini Shengenit Rama-Vuçiç, qëllimi zhdukja kriminale e Kosovës’

Ish-kryeministri Berisha, ka demaskuar edhe njëherë projektin Vuçiç-Rama të Mini Shengenit Ballkanik, që në fakt sipas tij nuk është gjë tjetër qëllimi i zhdukjes kriminale të Kosovës nga harta e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!