Gjashtë persona kanë mbetur humbur jetën në Kilin jugor, pasi një avion i vogël u rrëzua në një lagje banimi të qytetit Puerto Montt.
Avioni u rrëzua afër një shtëpie menjëherë pas ngritjes duke lënë të vdekur pesë pasagjerë dhe pilotin në bord.
Fatmirësisht nuk kishte asnjë person brenda dy ndërtesave kur ndodhi përplasja. Ndërkohë mbeten ende të pa sqaruara rrethanat e ngjarjes së rëndë.