Këshilli Ndërfetar, i shqetësuar: Nuk po na kthehen pronat nga shteti shqiptar

E Enjte, 18 Prill 2019 11:49

Mblidhet Këshilli i Presidencës i Këshillit Ndërfetar në mbledhjen e radhës dhe të parën për vitin 2019.

 Në një njoftim zyrtar sot, thuhet se në mbledhjen e zhvilluar, merrnin pjesë krerët e pesë komuniteteve fetare në vend, bashkëdrejtues dhe të KNFSH-së, Kryetari i Këshillit Ndërfetar, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, njëkohësisht dhe kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, Mons. George Frendo, kreu i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, H. Dede Edmond Brahimaj, kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe Pastor Ylli Doçi, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Takimi ndërfetar i mbajtur në Qendrën Sinodike të Kishës Ortodokse është hapur nga Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, i cili këtë vit ka dhe presidencën e radhës të KNFSH-së, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë mbledhje. Ai i ka uruar mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe në veçanti kreut të ri të KMSH-së H. Bujar Spahiu, për detyrën e tij pas zgjedhjeve në KMSH, si kryetari i ri i këtij institucioni, si dhe për praninë e tij në këtë takim në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Presidencës.

Gjithashtu kreu i KNFSH-së, si dhe të gjithë krerët e komuniteteve fetare kanë vlerësuar edhe kontributin e ish-kryetarit të KMSH-së H. Skender Bruçaj në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë dhe në dialogun ndërfetar gjatë drejtimit të tij të KMSH-së.

Anëtarët e Këshillit të Presidencës gjatë kësaj mbledhjeje kanë diskutuar për disa problematika shqetësuese për të gjithë komunitetet fetare, siç janë çështja e pronave dhe moskthimi i tyre nga shteti shqiptar, problemi i objekteve të kultit dhe materialeve arkivore të sekuestruara nga regjimi komunist dhe moskalimi i tyre te pronarët e vërtetë, komunitet fetare në Shqipëri, etj.

Në këtë takim është diskutuar edhe rreth konsultimeve, që do të zhvillohen në muajt e ardhshëm për sugjerimet dhe propozimet, që do të dërgojë KNFSH në Asamblenë e X-të Botërore të organizatës ndërkombëtare “Religions for Peace”, e cila do të mbahet në gusht 2019 në Gjermani.

Këshilli i Presidencës ka miratuar gjithashtu dhe themelimin e sektorit të Gruas dhe Rinisë në KNFSH, propozuar në mbledhjen e fundit nga Këshilli Ekzekutiv i KNFSH-së. Në këtë takim merrnin pjesë gjithashtu dhe Hirësi Asti dhe z. Agron Hoxha, anëtarë të Këshillit Ekzekutiv të KNFSH-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...