“Air Albania” bën hamallin për “Turkish Airlines”, çfarë do të ndodhë sonte

Premte, 19 Prill 2019 17:56

I ka kaluar të gjithë fazat e certifikimit dhe tashmë mund të fluturojë sipas autoriteteve tona, megjithatë “Air Albania” nuk duket të jetë ende funksionale sa i përket kryerjes së një fluturimin te vetin për në Stamboll apo gjetkë duke vijuar të jetë një kompani shtojcë e “Turkish Airlines”.

Mësohet se avioni i vetëm i kompanisë së prezantuar me shumë bujë, pikërisht Airbus A319 do të fluturojë sonte në orën 20:55 nga Tirana për në Stamboll, jo si një fluturimi veçantë, por duke bërë rrugën për llogari të “Turkish Airlines”. Në këtë mënyrë, kompania turke kursehet në dërgimin e avionit të saj pasi këtë punë mund ta bëjë avioni i “Air Albania”.

Në vetvete, kjo lëvizje nuk përbën asnjë problem pasi kompanitë mund të bëjnë fluturime në emër të njëra-tjetrës me marrëveshje, megjithatë duhet theksuar fakti se “Air Albania” u prezantua me bujë në fillim si kompania që do të valëviste flamurin shqiptar në kryeqytete të mëdha të botës, por se tani thjesht po bën punën e “Turkish Airlines”.

“Monitor” shkruan se pavarësisht se u tha që do të operonte me loë cost, çmimet e biletave të Air Albania për Stambollin janë të kripura.

Nëse një qytetar do të fluturojë për në Stamboll nga Tirana të martën në datë 25 prill në sistem bileta e tij kushton 15,200 lekë. Nëse zgjedh datën 27, çmimi është vetëm për vajtje 46,976 lekë, sipas faqes zyrtare https://www.airalbania.com.al/en/ .

Nëse ti zgjedh të fluturosh nga Tirana për në Stamboll në një udhëtim vajtje-ardhje në datat 25 prill-30 prill çmimi total i biletës kushton 44 500 lekë.

Në rast se nisjen e zhvendos në datë 30 prill dhe kthimin në dy maj mund të sigurosh një çmim më ekonomik pasi nga Tirana në Stamboll çmimi është 18 106 lekë kurse nga Stambolli në Tiranë vetëm 6000 lekë. Por edhe pse duket një çmim ekonomik pasi bën kthimi është 6000 lekë në të vërtetë nuk ndodh kështu.

Kur ti bën zgjedhjen e biletës dhe kalon në seksionin që duhet të të tregojë totalin nuk merr vlerën 24 106 lekë por 35 279 lekë.

Kjo do të thotë që çmimet që reflektohen nga kompania nuk përfshijnë taksat dhe këtë klienti e kupton vetëm kur ndodhet para rezervimit.

384449.jpg

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...