Shembet kisha gjatë kremtimit të Pashkëve, vdesin 13 persona, mes tyre një vajzë

Premte, 19 Prill 2019 21:50

Një kishë është shembur në Afrikën e Jugut.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare si pasojë e shembjes 13 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ata ishin duke kremtuar festën e pashkëve, ndërsa shumica e viktimave thuhet se janë gra, ndërsa mes tyre dyshohet se është edhe një evajzë 11-vjeçare.

Reverend Thulasizëe Buthelezi, kryetari i bashkisë së Zululandit, tha se komuniteti ishte tronditur dhe se ata do të luteshin për të prekurit nga tragjedia.

“Ne jemi këtu në solidaritet, jemi këtu për t’u lutur me kishën, për t’u lutur me familjet dhe për të ofruar mbështetjen tonë që Perëndia me të vërtetë t’i shërojë plagët e tyre”.

Presidenti Cyril Ramaphosa vizitoi kishën vitin e kaluar dhe disa nga kongregantët thuhet se kërkuan mbështetjen e tij për të ndërtuar një kishë të re.

Ministri i Punës Mildred Oliphant është anëtar i kishës dhe po planifikonte të merrte pjesë në shërbimin e të Premtes së Mirë.

Pas shembjes ai e vizitoi kishën dhe tha se:

“Edhe në këtë kohë të vështirë, ne ende duhet të kemi besim te Perëndia.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...