Kapen 144 kg kokainë në Maltë, një pjesë do vinte në Shqipëri

Hënë, 22 Prill 2019 10:18

Autoritetet e Maltës kanë sekuestuar një tjetër ngarkesë me kokainë, e cila kishte për destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Malta Today shkruan se sasia prej 144 kg kokainë ishte e fshehur në 3 kontejnerë në Freeport, ndërsa vlera e saj shkonte në 15.7 mln euro.

Droga u zbulua nga dogana malteze në 3 kontenierë që vinin nga amerika latine. Sipas mediave 2 prej kontejnerëve kishin destinacion final portin e Durrësit në Shqipëri ndërsa kontejneri tjetër malin e zi.

Droga u gjet në ndarë në 120 pako dhe në kontenierët e nisur drejt Shqipërisë u gjetën 48 kg kokainë.

Sasia tjetër pre 96 kg ishte e destinuar për në mal të zi ndërsa në pakot e drogës kishte edhe mbishkrime “ A ” dhe “ MR ”.

Autoritetet Malteze kanë ngritur alarmin për sasitë e mëdha të kokainës që po kalojnë tranzit në vendin e tyre pasi vetëm për këtë vit janë sekuetruar rreth 750 kg drogë

Ndërkohë kjo është sasia e 3-të e kokainës e kapur në këtë vend me destinacion shqipërinë vetëm gjatë muajvë të fundit ku janë sekuestruar dy ngarkesa me 91 dhe 24 kg drogë të fshehura po në kontenierë.

Për të dyja rastet e mëparshme policia e shtetit i ka kërkuar informacion homologëve malteze për të zbuluar porositësit dhe linjën e trafikut.

Modifikuar më Hënë, 22 Prill 2019 12:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...