Mbytet fëmija 12 vjeç, peshkonte në lum

Hënë, 13 May 2019 13:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme teksa një fëmijë vetëm 12 vjeç ka ndërruar jetë pasi u mbyt në ujrat e lumit. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ndërkohë që vetëm sot është bërë e mundur gjetja e tij, 200 metra larg zonës ku banonte.

Njoftimi i plotë:

Më datë 12.05.2019, pasdite, kanë njoftuar familjarët se fëmija i tyre i mitur J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më. Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 13:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...