Prej 3 vitesh luftëtar i ISIS, vritet një tjetër shqiptar në Siri

Tuesday, 14 May 2019 10:03

Një 23-vjeçar nga Kosova është vrarë në në Siri. Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është Rron Emini nga Prishtina, i cili i ishte bashkuar organizatës terroriste të ISIS tre vite më parë.

Në vitin 2016 ai bashkë me disa të tjerë kishin kaluar ilegalisht kufirin për të shkuar në një shtet tjetër të Europës Lindore, e më pas në Turqi. Dhe nga shteti turk, kosovarët kishin kaluar kufirin për të arritur në Siri, për t’u bërë pjesë e organizatave terroriste.

Sakaq, ministri i Drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Emini ka ndërruar jetë në zonën e luftës. “Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se institucionet në Prishtinë në prill sollën nga Siria 110  shtetas kosovarë, më mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...