Policia holandeze godet kamionin me shqiptarë/ Refuzuan të ndalonin

E Enjte, 16 May 2019 11:10

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vënë në pranga pasi drejtonte një kamion të vjedhur, i cili ishte i ngarkuar me mallra të vjedhura gjithashtu.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në autostradën A67 në Veldhoven, Holandë. Mediat holandeze shkruajnë se policët kur pikasën një kamion me targa të huaja i bënë shenjë shoferit që të ndalonte. Por pasi shoferi shqiptar që tashmë është arrestuar nuk iu bind urdhrit, policia qëlloi me armë në ajër për paralajmërim.

Pas kamionit ishte edhe një tjetër automjet ku udhëtonin 5 persona dhe asnjëri nga mjetet nuk ndaloi.

Kamioni dhe vetura ndaluan disa kilometra më tutje dhe shqiptari së bashku me shoferin e mjetit si dhe 5 personat që udhëtonin me të braktisën makinat dhe u arratisën në këmbë.

I vetmi që u arrestua është shoferi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Pas verifikimeve, kamioni që drejtoi shqiptari rezultoi i vjedhur dhe brenda tij u gjetën celularë, sende elektronike dhe rroba të vjedhura.

Shqiptari po merret në pyetje kurse 6 të tjerët janë ende në kërkim. Grupi i tyre dyshohet se është pjesë e një bande grabitësish.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...