Torturonte gruan dhe foshnjen, Italia kthen me pranga në Rinas shqiptarin e dëbuar disa herë

Diel, 19 May 2019 10:07

Në harkun e 24 orëve të fundit, 2 shqiptarë janë dëbuar nga Italia dhe sot mbërrijnë në aeroportin e Rinasit, njoftojnë mediat italiane. Të shtunën, policët e komisariatit të Sanremos ndaluan dy shqiptarët që kishin një numër veprash penalsh në dosje dhe që të dy me urdhra dëbimi, por ata ishin rikthyer në Itali në rrugë të paligjshme.

Në veçanti, njeri nga të dy, Sabah Halili, lindur në 1988, ishte i njohur për Policinë italiane për një vepër penale të lidhur me gruan e tij vitin e kaluar, e cila e kishte denoncuar për keqtrajtim.

Pas hetimeve, u konstatua se gruaja dhe fëmija i mitur 6 muaj, ishin në rrezik ndaj ata ishin transferuar menjëhërë në një shtëpi të mbrojtur për shkak të faktit se prania e foshnjes pengonte dëbimin e babait, të këtij personi. Gruaja qe marrë në mbrojtje nga Policia italiane dhe duke u marrë parasysh sjellja e vazhdueshme agresive e shqiptarir dhe rreziku që ai paraqiste për të dhe foshnjen 6-muajshme, Sabah Halili qe dëbuar për në Shqipëri i shoqëruar nga policët.

Mirëpo, disa muaj më parë, Sabahu ishte kthyer sërish në Itali në mënyrë të paligjshme në qytetin Cuneo dhe sërish në Sanremo, ku u dje, pas ndërhyrjes së Policisë, që e njohur dhe kishte dijeni për veprat të tij penale, u arrestua bashkë me një shqiptar tjetër, Renaldo Hasani. 18-vjeç, edhe ai me precedentë kriminelë. Këtë mëngjes, të dy shqiptarët u shoqëruan nga Policia në aeroportin e Milanos në Malpensa për t’u hipur në avion për në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...