QSUT hakmerret ndaj mjekut profesionist që garoi me "shefat e përjetshëm", mendon largimin nga Shqipëria

E Enjte, 23 May 2019 18:18

Shëndetësia e Rilindur e Ramës ka marrë fund. Nuk ka më nevojë për analiza të thelluara. Me qindra infermierë të spitaleve shqiptare tashmë kanë ikur për azil në Gjermani dhe tashme largimin po e mendojnë edhe doktorë me emër dhe profesionistë të QSUT.

Mjeku i diabetit Florian Toti, në një reagim alarmant të postuar në facebook tregon se si sistemi i rilindur ndëshkon ata mjekë që guxojnë të thonë të vërtetat e hidhura.

Reagimin ai e mbyll me shpëtimin nga ky sistem i kalbur, dhe rruga e vetme të cilën Rama u ka lënë mjekëve është largimi nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

Pas nje periudhe gati dy vjeçare dje u riktheva ne roje. Nuk e di per spitalet e tjera, por per Semundjet e Brendshme jam i sigurt qe jam i vetmi me titull Profesor qe mund te krenohem se jam ne listen e rojes bashke me specializantet e viteve te dyta e te para. Do te thoni qe eshte per te miren e nje sherbimi me cilesor ndaj te semureve..... nuk jam kundra, POR po te ishte keshtu duhej te me shtoheshin edhe ditet e konsultave ne ambulator, te me njihej receta me rimbursim si kolegeve te tjere por JO..... keto perkundrazi me jane pakesuar se per te me hequr nuk kane guxuar, te pakten tani per tani....ndaj me duket me shume nje inat personal se guxova te kandidoj perballe ketyre shefave te perjetshem por qe mua te pakten qe jua kam pare gjithe dokumentacionin as nuk mund te ma mbushin mendjen as te me perkulin me presione te tilla. Te tjeret ndoshta mund t'i trembin por mua jo. 
Kur lexoj pastaj dhe statuset e kolegeve me te vjeter e me te rinj per ZHGENJIMIN TOTAL mbi gjendjen e mjekut edhe une pavaresisht se gezoj titullin Profesor e jam President i nje shoqate europiane, pjese e EASD, me te drejte me lind dilema: a duhet vertet te vazhdoj te perplasem me paaftesine e kthyer ne sistem ketu ne Shqiperi, apo mos duhet ta mendoj seriozisht largimin per ne nje vend ku nuk hyn ne pune tarafi, miku, apo lidhja politike, POR VLERESOHESH SIPAS AFTESIVE. E siç do te thonin shume kolege edhe PAGUHESH SIPAS AFTESISE...🤔🤔🤔🤔

Screenshot_3.jpg

Modifikuar më E Enjte, 23 May 2019 18:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...