Investitorët e huaj: Korrupsion, burokraci, informalitet, e pafavorshme klima për biznes

Premte, 07 June 2019 08:19

Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) ka prezantuar rezultatet e vëzhgimit për mjedisin e biznesit 2019, ptë zhvilluar me anëtarët e saj, që janë sipërmarrjet më të rëndësishme në vend, si banka, kompani që veprojnë në fushën e industrisë, naftës, telekomunikacionit, energjisë, konsulencës etj.

Sipërmarrjet vlerësojnë se klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit ishte e pavaforshme. Bizneset janë pyetur të vlerësojnë klimën nga 0 në 100, ku zero është e pafavorshme dhe 100 shumë e favorshme dhe rezultati ishte 39.

Pritshmëritë janë pak më pozitive për pjesën e dytë të vitit, me treguesin që rritet në 45, por gjithsesi mbetet poshtë nivelit 50.

Bizneset janë pyetur  se sa problem janë këto pengesa për aktivitetin e tyre: monopoli dhe konkurrenca e pandershme; korrupsioni; burokracia e qeverisë dhe ekonomia informale, duke vlerësuar nga zero kur nuk ka pengesë, deri në 100 që është një pengesë e madhe.

Pengesa kryesore e identifikuar nga bizneset është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me 68 pikë, e ndjekur nga korrupsioni me 67, burokracitë e qeverisë me 64 dhe në fund ekonomia informale, me 61.

Bizneset vlerësojnë se përkeqësimin më të madh e ka shënuar klima politike (32 pikë, ku zero tregon përkeqësim domethënës), e ndjekur nga transparenca në procedurat qeveritare (38), rregulli e siguria (41) dhe sistemi dhe procedurat e prokurimit publik (42).

Procedurat që janë vlerësuar që kanë pasur përmirësimin më të madh janë politikat në sistemin bankar (52), aksesi në financë, rregullat e punës, të drejtat e pronësisë intelektuale, furnizimi me energji.

Më mirë në marrëdhëniet me autoritetet shtetërore vlerësohen doganat dhe qeveria qendrore (50 pikë), të ndjekura nga qeverisja lokale, autoritetet tatimore dhe në fund më dobët vlerësohen marrëdhëniet me gjykatat (49).

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme gjatë prezantimit të rezultateve të mjedisit të biznesit, tha se qeveria është e hapur për dialog të vazhdueshëm me sipërmarrjet./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...