Kontroll blic në Librazhd, gjendet drogë në një zonë të pyllëzuar

Premte, 07 June 2019 13:21

Policia e Librazhdit ka informuar se gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në Librazhd, ka gjetur aty drogë të llojit kanabis. Forcat policore thonë se për rastin janë proceduar dy zyrtarë lokalë, kurse po kërkohet për autorët.

Njoftimi i policisë: Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, kanë ushtruar kontroll në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kostenjë, të Librazhdit , ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan rreth 140 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis, si dhe 14 fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve u proçeduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: N.H., ( inxhinjeri i pyjeve ) dhe Xh.P., ( kryeplaku i fshatit Kostenjë), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...