Protestuesit mësyjnë Parlamentin në Hong Kong, përshkallëzohet dhuna

E mërkurë, 12 June 2019 12:43

Tensionohet situata në Hong Kong. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopa gome kundër protestuesve që mësynë Parlamentin, mes zemërimit në rritje për një projektligj që lejon ekstradimin në Kinë.

Protestuesit bllokuan rrugët kyçe rreth godinave qeveritare dhe hodhën tulla e objekte të tjera kundër policisë.

Qeveri nuk heq dorë nga projektligji që sipas kritikëve do të lejojë Kinën të shënjestrojë kundërshtarët politik në rajon.

Votimi përfundimtar lidhur me të do të zhvillohet në 20 qershor. Mijëra protestues, kryesisht të rinj dhe studentë, dolën nëpër rrugë duke tentuar të bllokonin hyrjen në godinat qeveritare, në prag të debatit mbi projektligjin.

Autoritet u bënë thirrje manifestuesve të lirojnë rrugët e të shpërndahen sa më shpejt, por ata paralajmërojnë se nuk do të largohen deri ne anulimin e projektligjit. Kritikët e projektligjit për ekstradimet, citojnë përdorimin e torturave, dënimeve arbitrare dhe rrëfimet e detyruar në sistemin gjyqësor kinez.

Premtimet e qeverisë për zbatimin e masave mbrojtëse për të drejtat e njeriut nuk mjaftuan për të qetësuar protestuesit. Këto janë demonstratat më të mëdha që kur territori iu dorëzua Kinës nga britanikët në 1997-tën. Mbi 100 biznese kanë thënë se do të mbyllen për të lejuar stafin t’i bashkohet protestave dhe gati 4 mijë mësuar paralajmërojnë të hyjnë në grevë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...