Clinton fjalim emocionues në Prishtinë: Më kujtohen fytyrat tuaja para 20 vitesh, e dua këtë popull, në zyrë mbaj një foto...

E mërkurë, 12 June 2019 12:49

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton mbajti në Prishtinë fjalimin me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Përpara liderve të vendit dhe qindra qytetarëve të pranishëm, Clinton shprehu dashurinë për Kosovën.

Mes të tjerash ish-presidenti u shpreh se kujtonte fytyrat e qytetarëve të Kosovës 20 vite më parë, ndërsa theksoi ndryshimet që janë arritur pas 2 dekadash.

"Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova kur isha këtu para 20 vitesh. Pas 20 vitesh ju keni arritur të fitoni paqen. Mund të thoni nuk kemi bërë këtë, nuk keni bër atë, por kthjellohuni, prisn", u shpreh Clinton.

Clinton gjithash zbuloi një detaj emocionues. Au u shpreh se mban në zyrë një foto nga lufta e Kosovës.

Pjesë nga fjala e ish-presidentit:

Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova kur isha këtu para 20 vitesh. Pas 20 vitesh ju keni arritur të fitoni paqen. Mund të thoni nuk kemi bërë këtë, nuk keni bër atë, por kthjellohuni, prisni. Muri i Berlinit ra dhe të gjitha konfliktetet e vjetra mbetën pas. Për një moment u mendua se do të ndodhte ashtu.

Mirëpo ka shumë pak fitore dhe humbje që janë të vazhdueshme në jetën e njeriut. Unë nuk kam dashur që shekulli i 20 të përfundojë si një ripërsëritje e rëndë e urrejtes të shekullit në fillim. U munduan ta ndalim dhunën në Bosnje, pastaj në Irlandën e Veriut, por në fund cdo gjë përfundoi a do të lejojmë Kosovën në një pastrim etnik. Të gjithë thonin se është vend i vogël. E keni parë dronin që filloi shërbimi këtu. Është një kohë e re tani. Kosova për botën SHBA, ishte më e madhe se urrejtja. Prandaj para se të mendoni për çfarë duhet të bëhet jeni falenderues se në udhëtimin këto 20 vite të fundit pjesët janë mbledhur, paqja është mbajtur. Kjo është kredit i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Tani NATO ka qenë triumf i asaj që funksiononte më së miri në botë. Ditën që keni shpall pavarësinë, keni krijuar drejtësi, jeni një ndër 4 vendet që keni përjetuar rritje ekonomike. Duhet t'ju lavdërojmë për këtë, natyrisht duhet të bëni më shumë.

Nuk mund të them se cfarë do të bëhet për të tejkaluar sfidat, është puna jua. Kur e bëjmë këtë e 10 vite. Nëse ende jam gjallë duhet tju shoh duke brohoritur për kosovarët që kanë arritur suksese. Shihni gjithçka ka të bëjë me të ardhmen. Një falenderim të veçantë për misionet diplomatike edhe të vendeve të tjera.

Unë jam pro migrimit por dua që çdo person i vetëm në këtë vend që të ketë mundësi të barabartë për të qendruar këtu, për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Zoti ju bekoftë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...