Urdhëroi vrasjen e Komisarit, Greqia kundër ekstradimit të Jambellit

E mërkurë, 12 June 2019 13:06

Greqia nuk do të ekstradojë në Shqipëri urdhëruesin e vrasjes së komisar Artan Cukut. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Lartë në Greqi, e cila ka vendosur të mos e ekstradojë Bledar Jambellin në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë për akuzën e rëndë të “Vrasjes së punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal. Autoritetet shqiptare janë njoftuar për vendimin e gjykatës greke.

Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, 38 vjeç u arrestua në dhjetor në Greqi, rreth 20 muaj pas vrasjes së komisar Artan Cukut. Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 Prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë.

Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Jambelli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana e Policisë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal. Arrestimi i tij në Greqi është kryer me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Më 18 tetor 2018 Gjykata pezulloi gjyqin për Jambellin, i cili gjykohej në mungesë, me qëllim njoftimin e të pandehurit. Për vrasjen e Artan Cukut, vuan dënimin ekzekutori Mikel Shallari. Në kërkim mbetet ende Kristian Leci.
Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut, ndërsa Leci si ndërmjetës. Ky i fundit është kushëri me ekzekutuesin real, Mikel Shallari, i cili është dënuar me 10 vite për vrasjen, pasi mban statusin e bashkëpunëtorit të policisë.

PSE E ARRESTOI KOMISAR CUKU VRASËSIN
Mikel Shallari ekzekutori i kryekomisarit Artan Cuku pranoi të rrëfejë njeriun që e pagoi për vrasjen duke rikthyer historinë e një arrestimi në vitin 2012, kohë kur Cuku ka qenë nëndrejtor policie në Vlorë. Ai iu dha prokurorëve emrin e Bledar Jambellit, i njohur ndryshe si Rikard Muho, 38 vjeç nga fshati Mbrostar i Fierit. Jambelli ka qenë i arrestuar nga policia, si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.

Ky arrestim, sipas Shallarit ka qenë motivi që Jambelli ka kërkuar ekzekutimin e Artan Cukut, pasi me iniciativën e tij ishin rihapur hetimet për disa vrasje në Vlorë.
Një vit më pas, në 2013, Artan Cuku u lirua nga detyra me urdhër të Drejtorit të atëhershëm të Policisë, Artan Didi.

Ndërkohë, pavarësisht rihapjes së hetimeve për vrasjen tek Pusi i Mezinit, Bledar Jambelli u lirua nga burgu, pasi në atë kohë u tha se nuk u gjetën prova. 4 vite pas arrestimit ai gjeti njeriun që pranoi të ekzekutojë Artan Cukun.

Arrestimi që i kushtoi jetën komisarit kishte të bënte me një zinxhir vrasjesh që nisnin që nga përplasjet mes bandave të Vlorës në vitin 1997 dhe vazhdonin përmes hakmarrjes dhe trafikut të drogës dhe prostitutave në Spanjë.

Bledar Jambelli u dyshua për vrasjen me pagesë të Amarildo Delajt në shtator të vitit 2012 dhe të fortit të Vlorës, Shpëtim Muka, në vitin 2006 te Pusi i Mezinit.
Dy ngjarjet lidhen mes tyre, pasi viktimat kishin krijuar konflikte në Spanjë me Sokol Ramën. Dy atentatet mendohej se u realizuan nga i njëjti person, Bledar Jambelli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...