Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Saturday, 15 June 2019 21:54

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen pas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës së Shqipërisë, përmes ambasadës së tyre në Kosovë.

“Me qëllim të evitimit të problemeve që mund t’u shkaktohen qytetarëve, të cilët e kanë më të lehtë të udhëtojnë përmes Kosovës, nga Tirana për në Bajram Curr dhe anasajelltas, MIT ka pezulluar vendimin për ndalim të dy operatorëve nga Shqipëria, deri të mërkurën.Ne presim nga autoritetet e Shqipërisë, por edhe nga këto kompani, që t’i përmbahen lejes së tyre vetëm për udhëtim transit nëpër Kosovë, dhe jo ndalesë nëpër stacione për të marrë udhëtarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, raporton Gazeta Express.

Tutje u tha se për këto shkelje të vazhdueshme, janë pranuar ankesa nga operatorët vendas, të cilëve u janë shkaktuar dëme dhe të njëjtat janë prezantuar para institucioneve relevante të Shqipërisë.

Për të këtë çështje, do të diskutohet në një takim mes komisioneve teknike të të dyja vendeve, të mërkurën.​

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këshilli në Shkodër, PD: Cirk i një qeverie të paligjshme, pushtet që s'ka për ta gëzuar!

Politikë

Këshilli në Shkodër, PD: Cirk i një qeverie të paligjshme, pushtet që s'ka për ta gëzuar!

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD dha një deklaratë për mediat pas protestës që u zhvillua sot në Shkodër, ku qeveria konstituoi dhunshëm kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve...

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Politikë

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Një karikaturë e Kosta Rakës,  cila tregon situatën ekonomike në vend, është bërë hit në rrjete sociale. Në këtë karikaturë, shihet kryeministri Edi Rama që në shpinë mban çantën e...

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Aktualitet

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Dy turiste janë zhdukur në Alpet shqiptare. Që prej datës 13 gusht nuk ka asnjë informacion në lidhje me një turiste gjermane dhe një polake. Shoqatat bjeshkatare të Kosovës dhe Shqipërisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!