Mat/Të majtët braktisin mbledhjen e Këshillit, Anjeza Shema: Keni lënë familjet pa ndihmë ekonomike

E Enjte, 20 June 2019 18:24

Bashkia Mat ka reaguar përmes nënkryetares Anjeza Shema ndaj mos mbledhjes së Këshillit Bashkiak Mat. Kreu i PS Mat, Hasan Pasha poston një lajm të një prej portaleve që konfirmonte faktin që PD dhe LSI nuk kishin më mazhorancën në Këshillin Bashkiak. Menjëherë reagon nënkryetarja e Bashkisë Mat e cila thotë kjo është një hakmarrje duke bojkotuar dhe kane lënë njerëzit pa përfituar ndihmën ekonomike, apo pagesën për Personat me Aftësi të Kufizuar.
Ja reagimi i Anjeza Shema në FB
Zoti Kryetar i Partisë socialiste Mat!
Nuk është turp të mos kesh shumicën në një Këshill Bashkiak.
Turp është ndërpreresësh Ndihmën Ekonomike, pagesat e Aftësisë së Kufizuar si dhe kompensimin e Energjisë Elektrike për familjet në nevojë (Pikë kryesore kjo në Rendin e Ditës për shkak të afateve ligjore).
Kjo ndodh “shoku” Kryetar sepse ju i detyroni këshilltarët e majtë, të besuar nga populli(ndoshta dhe pa dëshirën e tyre)të bëjnë këtë veprim antinjerëzor...
Ju krenoheni,
Krenoheni dhe vetë ju Babëziteni që nuk u bë shumica,
Babëziteni dhe dëmtoni mijëra qytetarë që mezi presin atë të shkretë Ndihmë...
Turp për këtë lloj krenarie...por qytetarët do jenë ata që do ju vlerësojnë krenarinë dhe veprimet e juaja.
Dhe sa për Shumicën Kryetar, tashmë nuk na vjen më çudi....
Na e kanë treguar përgjimet ne dhe qytetarëve sa mirë dini të bëni ”Shumicën”...
Dhe përsëri mos harroni,
#NukKaZgjedhjePaPD✌🏼

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...