Grabitja e Rinasit/ Zbardhet roli i agjentit të kargos, si i ndihmoi autorët

Premte, 21 June 2019 09:16

Hasan Kanaçi, 48-vjeçari i vënë në pranga si një nga autorët e grabitjes së Rinasit, dyshohet se nëpërmjet mosrespektimit të procedurës për ngarkimin e bagazheve dhe vlerave monetare u ka dhënë kohë grabitësve.

Burime bëjnë me dije se, sipas procedurës duhet që vlerat monetare të ngarkohen të fundit në avion dhe më pas të mbyllet dera. Por referuar pamjeve filmike, ka rezultuar se fillimisht janë ngarkuar disa valixhe të pasagjerëve, më pas janë futur thasët me para dhe në fund janë ngarkuar valixhe të tjera.

48-vjeçari u arrestua pak ditë më parë dhe qëndron nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Shtetasi Hasan Kanaçi është identifikuar si një nga personat që ka marrë pjesë në grabitje, pas shqyrtimit të të gjitha provave të grumbulluara deri më tani. Nga ana tjetër, edhe informacionet në rrugë operative kanë nxjerrë emrin e tij si bashkëpunëtor. “Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale e konkretisht i shtetasit: H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë”, shkruhej në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Megjithëse zyrtarisht nuk bëhet e ditur shuma e vlerave monetare të sekuestruara, burime thonë se ajo arrin deri në 100 mijë euro dhe dyshohet se janë një pjesë e vlerave të grabitura në 9 prill. Ndërkohë që hetuesit janë duke kryer verifikimet në këtë drejtim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...