Kamëz, përplaset për vdekje këmbësorja, largohet shoferi

Saturday, 22 June 2019 09:53

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në 'bulevardin Blu' në Kamzës.

Një këmbësore është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orën 01:00.

Shtetasi me iniciale A. M., duke drejtuar mjetin tip 'Wolkswagen' përplasi 53-vjeçaren me iniciale L. L.

Viktima u dërgua në spital por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.

"A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi me datë 22.06.2019, rreth orës 01:00, pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital,"-raporton policia.

Drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit por është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Shoferi është dorëzuar më pas vetë në ambientet e komisariatit të Policisë Rrugore.

Ai akuzohet për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" .

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...