Meta: Sa më i madh roli i gruas, aq më e emancipuar do të jetë shoqëria jonë

Saturday, 22 June 2019 11:49

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u çel në mjediset e hapura të Institucionit të kreut të shtetit ekspozita kushtuar grave të suksesshme shqiptare kudo ku jetojnë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Pasi përuroi hapjen e ekspozitës së titulluar “121 jetë suksesi në 121 fotografi” dhe duke mirëpritur zonjat dhe zonjushat që me kontributet e tyre lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë, Presidenti i Republikës vuri në dukje në fjalën e rastit:

“Ndihem i lumtur veçanërisht për faktin se këto histori suksesi iu dedikohen zonjave shqiptare kudo në botë që na e kanë zbukuruar dhe fisnikëruar Presidencën si asnjëherë tjetër.

Ky ndriçim që ju na sillni këtu, së bashku me historitë tuaja të suksesit në katër anët e botës, është frymëzues për shumë gra dhe vajza të reja shqiptare, të cilat kanë nevojë të kenë më shumë besim e më shumë frymëzim për t’u ndarë me dëshpërimin që vjen shpesh edhe nga pamundësia për të gjetur modelin dhe shembullin e duhur.”

Pasi falënderoi “Albanian Excellence” dhe drejtuesen, znj. Flora Nikolla, që në këto vite janë bërë promotore të evidentimit dhe vlerësimit të grave të sukseshme shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, Presidenti Meta theksoi se:

“Zonjat kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, nga Plava dhe Gucia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania dhe Italia edhe nga Presheva, duke paraqitur 121 histori suksesi dhe frymëzimi, në profesionet e tyre dhe në jetë, duke kapërcyer sfidat me të cilat janë ndeshur e duke i fituar ato në fusha të ndryshme si kulturë, art, arsim e mjekësi.

U gëzova pa masë kur mësova se ‘Albanian Excellence’ e ka shpallur vitin 2019 ‘Viti i Gruas’, sepse kemi vërtet nevojë për qetësinë, mençurinë dhe impenjimin e grave shqiptare në të gjitha aspektet e jetës dhe shoqërisë dhe e kemi të domosdoshme që të jetë vërtet një vit pozitiv.

Jam i bindur që, kur gratë janë të bashkuara dhe japin kontributin e tyre, përfituesit më të mëdhenj janë familja, komuniteti dhe atdheu.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

“Është shumë e rëndësishme që të dëgjohet zëri i grave dhe vajzave për çështje më të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e tyre ekonomik, me fuqizimin e tyre politik, me mbështetjen sidomos për gratë kryefamiljare që kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme, me mbështetjen për gratë dhe vajzat në nevojë, apo përfaqësimi më i gjerë i grave e vajzave në vendimmarrje kudo.

Vetëm duke u mundësuar grave dhe vajzave të bëhen pjesë më aktive dhe më e rëndësishme në vendimmarrje do të kemi ligje më të mira për familjen, për fëmijët, për moshën e tretë dhe më gjerë.

Sa më i madh të jetë roli i gruas aq më e emancipuar, më e shëndetshme dhe më e bashkuar do të jetë shoqëria jonë.” – nënvizoi Presidenti Meta.

“Midis jush ka nga ato, të cilat gjatë jetës së tyre iu është dashur të përballen me vështirësi, sakrifica, paragjykime dhe madje pr fat të keq edhe me dhunë. Por që ia kanë dalë t’i kapërcejnë të gjitha, të ngrenë zërin e të denoncojnë padrejtësitë dhe të bëhen sot shembull frymëzimi për brezat e rinj.

Kjo është forca e gruas!

Por, gjithashtu kemi edhe zonja, të cilat me përkushtim të jashtëzakonshëm, me vendosmëri e sakrifica kanë punuar për të arritur majat e suksesit në vendet ku jetojnë, e që sot i kemi të paraqitura në këtë ekspozitë dhe në librin e botuar për to.

Ju, zonja të nderuara, jeni Ambasadoret më të mira të Shqipërisë në botë!

Unë jam i bindur që historitë tuaja të suksesit, të sjella së bashku në këtë ekspozitë dhe libër, do të shërbejnë si frymëzim dhe do të bëhen një model i shkëlqyer për vajzat e gratë e reja, që sot ndodhen në momente të vështira, apo që përpiqen të arrijnë suksese në jetën e karrierat e tyre. Me ju Shqipëria bëhet vërtetë zonjë!”

Presidenti i Republikës iu uroi sa më shumë fat dhe suksese të mëtejshme në jetën profesionale dhe punën e tyre, që nxjerr në pah arritjet dhe kontributet e jashtëzakonshme të grave shqiptare kudo në botë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...