Një rrjet shqiptarësh që merrej me vjedhje është goditur nga policia franceze. Në pranga janë vënë 9 shtetas me origjinë shqiptarë, të cilët akuzohen për 70 vjedhje.
Policia ka sekuestruar qindra objekte, bizhuteri, makina si dhe disa armë.
Shqiptarët e arrestuar ishin vënë në mbikëqyrje të paktën për një javë me radhë, ndërsa për kapjen e tyre janë angazhuar mbi 130 xhandarë.
Hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve. Të arrestuarit pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.