Gjyqtarët që kanë në dorë mospërplasjen civile më 30 qershor

Hënë, 24 June 2019 11:33

Kolegji Zgjedhor mblidhet sot për të vendosur nëse është e vlefshme data 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, nisur nga një kërkesë që ka bërë Partia e Unitetit Kombëtar e Idajet Beqirit, parti aleate e PS-së.

Në të vërtetë juristët dhe konstitucionalistët e njohur, si dhe të gjithë ish-kryetarët e KQZ-së janë deklaruar se nuk është në kompetencë të Kolegjit Zgjedhor për të gjykuar një dekret të Presidentit të Republikës.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor përbëhet nga: Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj dhe Mustafa. Por nisur nga situata e ndezur politike kur pritet që përplasja finale mes turmave civile të ndodhë me 30 qershor, siç ka deklaruar opozita, por nga ana tjetër kryeministri nuk tërhiqet, mbetet në dorë të pesë gjyqtarëve të sotëm, të sipërpërmendur, për të dhënë një vendim kushtetues. Por mbi të gjitha për të eliminuar përplasjen civile ditën e diel më 30 qershor.

Gjyqtari, para së gjithash, është qytetar, është njeri, ka familje, ka ndjenja. Nëse duan, këta të pestë mund ta shpëtojnë Kombin, nga përplasje e dhunshme e ditës së diel, me një vendim të sotëm. Nëse do vendosin t’i bëjnë shërbim kryeministrit, duke rrezikuar stabilitetin dhe jetën e njerëzve, le ta bëjnë.

Emri i tyre sot do vendoset në tabelën e zezë ose të nderit të Kombit. Mjafton të gjykojnë drejt dhe me zemër, pasi në çdo rresht të vendimit të tyre, ata duhet të mendojnë nëse duan të legalizojnë ditën 30 qershor si ditë ku do vriten e plagosen njerëz apo si gjyqtarë që e bëjnë politikën të ndalojë e të detyrohet të ulet në tryezë për gjetjen e zgjidhjes.

Gjyqtarët Sinanaj, Hado, Shkreli, Malaj dhe Mustafa kanë në dorë mospërplasjen civile më 30 qershor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...