Siguria në plazhe, KLSH: Institucionet nuk kanë zbatuar rekomandimet për rojet në bregdet

Hënë, 24 June 2019 18:55

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka tërhequr vëmendjen e institucioneve në lidhje me sigurinë në plazhe. Në një reagim të këtij institucioni theksohet se rekomandimet e bëra kundrejt Ministrisë dhe njësive vendore nuk janë marrë parasysh duke sjellë disa viktima që në fillim të këtij sezoni. Në raportin e KLSH-së  theksohet se është e rëndësishme të ndryshojë ligji dhe rojet e plazhit të jenë në varësi të bashkive.Ndërkohë prefekti i Vlorës ka paralajmëruar bizneset se penalizimet për sigurinë do shkojnë deri në pezullim të aktivitetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Turizmit dhe bashkive që të reagojnë dhe të ndryshojnë ligjin për sigurinë në plazhe.

KLSH i ka kërkuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe bashkive  që të ndërhyjnë në aktet ligjore dhe të bëhet përgjegjës bashkia për kontraktimin e vrojtuesit të plazhit  dhe jo stacioni i plazhit që e neglizhon dhe kostoja e vrojtuesit të plazhit të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit.

Po ashtu KLSH ka rekomanduar që të përcaktohet institucioni përgjegjës për licencimin dhe trajnimin e vrojtuesit, ndërsa thekson se përgjatë bregdetit shqiptar do të duhen rreth 5000 vrojtues plazhi.

Në raportin e KLSH-së theksohet se rekomandimet janë bërë që vitin e kaluar, por asnjë prej tyre nuk është marë parasysh duke krijuar pasiguri përgjatë bregdetit shqiptar.

Ndërkohë që prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, paralajmëroi  sanksione për këdo që nuk merr masa të zbatoj rregullat dhe kriteret e sigurisë në plazhet e qytetit të Vlorës, saksione këto që fillojnë nga gjobat deri në mbylljen e plazhit.

Edhe pse është vetëm në fillim ky sezon turistik, në bregdetin shqiptar janë shënuar disa viktima.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Lufta” në Astir, Klajda Gjosha: Është pasqyra e qeverisjes që ka degraduar në arrogancë

Politikë

“Lufta” në Astir, Klajda Gjosha: Është pasqyra e qeverisjes që ka degraduar në arrogancë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shkruan në një postim në “Facebook” se përplasja e sotme në Astir është ndërthurja e korrupsionit me dhunën çnjerëzore që ushtrohet ndaj qytetarëve. “Përplasja sot në...

Cikalleshi thumbon Panuccin dhe hakmerret për përjashtimin e dikurshëm!

Sport

Cikalleshi thumbon Panuccin dhe hakmerret për përjashtimin e dikurshëm!

Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Shqipërisë, që për arsye dëmtimi nuk do të jetë për dy ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës, është kthyer të flasë për çështjen e dikurshme me Panuccin...

Shqipëria do të jetë pjesë e platformes dixhitale rajonale të  menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme

Sociale

Shqipëria do të jetë pjesë e platformes dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme

Edhe pse ka patur dhe ka shumë iniciativa ricikluese të përdorimit të cikleve të produkteve ekzistuese dhe të teknologjisë rikuperuese, ende ekzistojnë burime të rëndësishme mbetjesh dhe materialesh, të cilat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!