Shifra të frikshme/ 182 mijë shqiptarë e braktisën vendin në 5 muajt e parë të 2019-s

Tuesday, 25 June 2019 12:51

Shifra katastrofike e braktisjes së vendit konfirmohet nga raportimi formal i INSTAT-it mbi hyrje daljet në Shqipëri për 5 muajt e parë të 2019-s. Edhe pse shifrat nuk përkthehen mirëfilli si shifra “azilantësh”, raportimi muaj pas muaji i hyrjeve dhe i daljeve ka një bilanc negativ, duke pasur rreth 30 mijë dalje më shumë çdo muaj. Edhe justifikimi i afatit 90 ditor të qendrimit në BE është rrëzuar, meqenëse për 5 muaj rresht në asnjë moment, hyrjet e shtetasve shqiptarë në vend nuk kanë qenë më të larta sesa daljet, duke vertetuar hipotezën, se shqiptarët e dalë nga vendi në janar-maj 2019 nuk po kthehen.

Sipas raportit të INSTAT, për 5 muajt e parë të vitit, kanë dalë nga vendi afro 2,2 milionë shtetas shqiptarë, ndërkohë që janë kthyer vetëm pak më shumë se 2 milionë. Diferenca neto është 182 mijë veta dhe sipas një analize të ritmeve, mendohet se deri në fund të vitit, kjo diferencë, në një version optimist (pra, nëse nuk parashikojmë një rritje të ritmeve të braktisjes së vendit, çka e parashikojnë shumë analistë) shifra e shqiptarëve që do ta braktisin vendin mund të mbërrijë në 300 mijë veta.

Shifra është e paprecedentë edhe për 6 vitet e qeverimit të Edi Ramës, ku mendohet se vendin e lanë rreth 500 mijë shqiptarë, pra afro 100 mijë në vit, dhe flet për një eksod të vërtetë, i cili shkaktohet jo veç nga kushtet e vështira ekonomike në Shqipëri, por në radhë të parë nga kushtet e sigurisë si dhe nga inkurajimi që vetë autoritetet po i bëjnë braktisjes së vendit. Arsyet pse qeveria po inkurajon braktisjen në masë të vendit nuk dihen, por fakt është se këto ritme do të ndikojnë në rënien e mëtejshme të ritmeve të rritjes ekonomike si fillim, por më vonë edhe në rënien e skemës së pensioneve dhe në kolapsin e mjaft bizneseve që kanë nevojë për krah të ri pune.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...