Plagosën me thikë korçarin, i vihen prangat 3 personave

Tuesday, 25 June 2019 17:44

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona të dyshuar si autorëe të plagosjes me thikë dhe sende të forta të një 24-vjeçari mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit A.K, 18 vjeç (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”)

M.J, 28 vjeç, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”) si edheI.A, 32 vjeç, banues në Korçë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndodhur pranë tregut të shumicës, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup dhe kanë plagosur me thikë shtetasin A.T, 24 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...